FOTO/ Aventura e çmendur e ambasadores së Holandës në Tiranë dhe ftesa për miqtë e saj

598
Tirana po kthehet një destinacion tepër të pëlqyer për turistët e huaj dhe një pikë ku turistët qëndrojnë me dëshirë sapo mbërrijnë në Shqipëri duke shijuar gatimin, por dhe natyrën e mrekullueshme. E ambasadorët më të mirë, duket se janë vetë përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në vendin tonë të cilët kanë mundësi gjatë qëndrimit në detyrë që të faktojnë thesarin që fsheh kryeqyteti shqiptar.
Sikurse në shumë nisma të tjera, një nga lobueset më të zëshme është ambasadorja e Hollandës, Van de Weerd, e cila ka postuar disa foto nga një pasdite në Tiranë. “Gjëra duhet të bëni në Tiranë në një të diel pasdite me diell: Fluturo në ajër me parashutën tënde artizanale me motor mbi liqen. #pa frikë# maniashqiptare”, shkruan diplomatja hollandeze në vendin tonë e cila njihet për pasionin e saj për natyrën.
Transformimi që ka pësuar këto tre vite, ka bërë që shumë turistë ta shohin Tiranën si një pikë që duhet vizituar jo vetëm sepse është kryeqyteti, por edhe sepse ka çfarë të eksplorosh në të. Ajo që vlen për t’u theksuar është se nuk janë vetëm të huajt, por edhe shqiptarë që jetojnë jashtë dhe kur kthehen me pushime në Shqipëri duan të eksplorojnë më shumë vendin e tyre. Krahasuar me një vit më parë, numri i turistëve është rritur me 2.4 herë, ndërkohë që edhe viti 2018 do të vazhdojë ecurinë pozitive në turizëm dhe trendi rritës pritet të jetë i qëndrueshëm jo vetëm në numër, por çka është më e rëndësishme në net-qëndrimi dhe të ardhura.
thumbnail_POSTIMI
Sigal

DXeOUFIXUAAca1B

DXeOUFAX4AAXj4s

DXeOUE7XkAIlezY

DXeOUE5WsAA3cTS