FOTO/ Aksident tragjik në SHBA, humb jetën e reja nga Korça

678
Sigal

Një shqiptare ka humbur jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e një aksidenti me makinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit në Livonia, Westland dhe viktima është Klivja Çaçi, 25 vjeç nga Korça.

Shqiptarja po udhëtonte me makinën  e saj tip ‘Chevrolet’ dhe në përpjekje për të dalë në anën tjetër të rrugës, humbi kontrollin e automjetit duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Wjbk Livonia 96 Accident 103118 1540998146436.jpg 6330908 Ver1.0 640 360

Mediat amerikane raportojnë se Klivja Çaçi jetonte e vetme prej dy vitesh në Amerikë dhe kishte shkuar përmes Lotarinë Amerikane.

Trupi i të ndjerës ndodhet ende në SHBA, pasi nevojitet një shumë e konsiderueshme parash për dërgimin në Shqipëri. Në internet ka nisur një fushatë për mbledhjen e shumës së parave të nevojshme.