Formulari A2, AKP paketë informuese për mënyrën sesi duhet plotësuar

    372
    Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar një paketë informuese në lidhje me fazën e tanishme, ende pa u publikuar Formulari A2 me degët që do përzgjidhen nga maturantët. Në të janë përfshirë të gjitha të dhënat që i duhen një maturanti përpara se të bëjë përzgjedhjen e dhjetë degëve që do të listojë në formular. 
    Për këtë duhet të ketë parasysh përveç notave të marra deri më tani edhe koeficientët e lëndëve me zgjedhje dhe profilit të shkollave për të përllogaritur mundësitë reale për të fituar një nga degët e preferuara. AKP ka publikuar formulën e për lehtësi edhe një mekanizëm nga i cili çdo maturant, po të shënojë saktë të dhënat personale, mund të përfitojë pikët që ka grumbulluar. 
    Të njëjtën gjë mund të bëjnë edhe ata që duan të ndjekin programe studimi me konkurs, ku një përqindje jo të vogël zënë edhe pikët e fituara nga konkursi në degën respektove Në listën e paketës plotësuese për Formularin A2 është edhe fatura që duhet të paguajë çdo maturant e e cila duhet të paguhet përpara plotësimit të formularit.
    Sipas specialistëve të AKP, kjo faturë në vlerën e 2 mijë lekëve të reja mund të paguhet në ditët në vazhdim. Formulari A2, me shumë gjasë nuk do të publikohet në datën 20 korrik siç është përfolur nga AKP. Menjëherë me njohjen e programeve të studimit dhe kuotave për secilën prej tyre, nis plotësimi i Formularit A2 në bazë të një grafiku të caktuar sipas rretheve të ndryshme të vendit.
    Sigal