FORMULA 1/ Vetel dhe Ferrari, në Bahrein vijnë si fitues

480
Sot nisën provat e lira për garën e dytë të sezonit 2018 në Formula 1, ku në pistën e Sakhir, fundjava e Bahreinit ka nisur nën shenjën e Red Bull dhe australianit Daniel Riçiardo, i cili mbylli sesionin e parë të këtyre provave të lira në krye. Riçiardo e ndali kronometrin në kohën 1.31.060, duke lënë pas pilotin e Mercedes, Valteri Botas me 3 të dhjetat më pak. Në këtë sesion ku pilotët patën shumë vështirësi me temperaturat e larta, paraqitje të mirë bënë edhe dy njëvendëshet e Ferrarit, që kanë testuar për shumë minuta gomat e buta. Kimi Raikkonen shënoi kohën e tretë më të mirë të këtij sesioni provash të lira, me kohën 1.31.458, dhe pas finaldezit u rendit shoku i tij i skuadrës, Sebastian Vetel, me vetëm 12 të mijtat më ngadalë. Luis Hamilton u rendit në vendin e 5-të me 1.2 sekonda më shumë nga Riçardo, ndërsa Verstapen pati probleme që në xhiron e parë, dhe nuk mundi të regjistrojë asnjë kohë në këtë sesion. Sipas programit, sot zhvillohen prova të lira dhe prova zyrtare, ndërsa gara nis të dielën në orën 18:00.
Sigal