Formula 1/ Riçiardo “rrufe” në Monaco, Vettel e Hamilton plotësojnë “pole position”

621
Sigal

Daniel Ricciardo do të niset nga vendi i parë në “Çmimin e Madh” të Monte Carlos, pasi siguroi “pole position” në provat zyrtare ditën e sotme.

1 minutë 10 sekonda e 810 të mijtat ishte koha e regjistruar nga Ricciardo, që ishte e paarritshme nga të gjithë pilotët e tjerë.

Ai që iu afrua më shumë australianit ishte Sebastian Vettel që u rendit i dyti me 229 të mijtat më shumë se australiani, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua kampioni i botës Leëis Hamilton i ndjekur nga ferraristi tjetër kimi Raikkonen.

Megjithatë Red Bull nuk iu gëzua plotësisht “pole position”-it të Daniel Ricciardos, për shkak se Max Verstappen nuk mundi të marrë pjesë në provat kualifikuese për shkak të një aksidenti të pësuar në provat e treta të lira që do të thotë se holandezi do të nisë garën nga vendi i fundit.

Riccardo nuk ka fituar në Monako, por ka qenë në podium këtu në tre nga katër vizitat e tij me Red Bull, dhe kjo është një garë që ai ka qenë i qartë që ai dëshiron shumë të fitojë.