Sigal

Ndeshja mes Interit dhe Fiorentinës, është shoqëruar nga polemika të shumta për shkak të gjykimit, teksa skuadra vjollcë pretendon se arbitri të paktë në tre raste ka favorizuar zikaltërit, të cilët fituan 2-1.

Pas Piolit, i ashpër ka qenë edhe presidenti i Fiorentinës, Mario Cognigni i cili analizoi ndeshjen për mediat italiane.

“Ishte një mbrëmje e bukur, por nëse nuk do të ishte arbitri. E panë të gjithë që ishte një arbitrim në një sens unik. Futbollisti më i mirë i Interit në fushë ishte gjyqtari Mazzoleni. VAR krijohet nga mostra”, deklaroi numri një i klubit vjollcë.