Flet djali i Kadri Roshit: Turp, emrin e babait e mban një rrugë qorre

752
Sigal

Kliti Roshi, djali i aktorit të madh Kadri Roshi, shprehet i indinjuar që emrin e të atit sot e mban një rrugë qorre diku në periferi të Tiranës, në Yzberisht. emrin e legjendës së skenës shqiptarë sot e mban një rrugicë qorre diku në periferi të Tiranës, në Yzberisht. Ndërsa 90 vjetori i ditëlindjes së Artistit të Popullit as nuk u kujtua me ndonjë aktivitet nga ministria e Kulturës. Erdhi koha e ko… koç… kokoshave… “ thotë Kliti Roshi, djali i aktorit të madh i cili u nda nga jeta në 2007. Kliti Roshi thotë se po kërkohet të zhduken figura të mëdha për të ngritur në piedestal aktorë të rinj të sotëm të cilët para figurave të mëdha, si ajo e babait të tij nuk janë asgjë. “Emrin e Kadri Roshit i’ a vunë një rrugice qorre tek spitali 5 në Tiranë. Më pas mora vesh që i’ a kishin hequr dhe i’ a kishin vënë një rrugice qorre në Yzberisht. Në atë rrugë edhe mushka po të vejë do rrëzohet. Ndërkohë që disa emra të tjerë që mund të kenë kontribuar, por kryesisht duke u nisur nga ana komerciale për interesat e veta personale kanë emrat kryesore. Unë mbase gjykoj me subjektivizëm këtë rast por më thoni ju? Përgjigjen e kam gjetur: Çdo gjë nis tani me mua. Pra të zhduket, jo të harrohet, sepse nëse dal unë përballë jush si brezi i vjetër, vlera e aktorit të ri do të bjerë para aktorit të madh. Zhduk malin të duket shkretëtira… Erdhi koha e ko… koç… kokoshave…” thotë Kliti Roshi, në një emision televiziv. Madje ai kujton edhe 65 vjetorin e Teatrit Kombëtar, kur familjes së aktorit që vuri gurët e themelit në këtë institucion, nuk i’ u dërgua asnjë ftesë. “Në kohën që ka qenë Kristaq Skrami drejtor i Teatrit Kombëtar për 65 vjetorin e Teatrit, familjes së Kadri Roshit nuk i ka ardhur ftesë. Kur kam shkuar për t’ i kërkuar ftesë si artist, por dhe si djali i këtij njeriu që ka vënë gur themeli në këtë institucion unë desh jam rrahur” tregon Roshi. Por nuk është harruar vetëm figura e Kadri Roshit, janë harruar dhe figura të tjera si ajo e Naim Frashërit. Për aktorin e njohur bëhet për një qëllim “të zhduket mali të duket shkretërira”