Flasin tre punonjës që “BE-HA-SE”, që firma u ka borxh 45 milionë lekë pagesa të punës së kryer

    452
    Skandali i tenderit të shitjes së automjeteve, makinerive dhe pajisjeve të firmës ndërtuese të rrugëve “BE-HA-SE” në Pajovë të Peqinit, inskenuar prej dy ministrave Saimir Tahiri dhe Edmond Haxhinasto, për t’i shitur ato si skrap, me qëllimin për të përfituar miliona lekë nga pazari i bërë mes tyre, ka nxjerr në skenë një tjetër problem, që firma e sekuestruar “BE-HA-SE”, ka llogari të pashlyera jo vetëm me shtetin, por edhe me punonjësit shqiptarë, të kontraktuar për shërbime transporti e procese të tjera. Nuk janë “qindarka” borxhe, por miliona që secili prej tre punonjësve, duhet të marrin pagat të pashlyera në vlerë, secili nga 10% të vlerës 160 milionë lekëve të vjetra, që Rezervat e Shtetit, kanë shitur makineritë e firmës “BE-HA-SE”. Më saktë, secili prej shoferëve të firmës të cilët kërkojnë lekët e pagave të pa dhëna nga firma “BE-HA-SE”, duhet të ishin paguar me 16 milionë lekë të vjetra, të cilat nuk u janë dhënë. Në kontaktin tonë me Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave të Shtetit, mësuam se tenderi për shitjen e 40 makinerive të nxjerra në ankand publik në datën 20 prill 2015, kishte vlerë 16 milionë, 315 mijë e 677 lekë të reja dhe kjo tashmë është realitet i kryer me shitje. Kjo shitje duhej të kishte si palë të përfaqësuar në tender edhe punonjësit, që firma u ka detyrime pagash, të cilët erdhën dhe e bënë prezent këtë fakt në redaksinë e gazetës “Telegraf”. Sipas ligjit, shprehet Drejtoria e Rezervave të Shtetit, palët që firma “BE-HA-SE” u ka detyrime, duhet të përfitojnë vlerat financiare që u takojnë sipas punës së kryer, prej shitjes së sendeve, materiale e makinerive të firmës debitore. Kjo shlyerje, sipas Drejtorisë së Rezervave të Shtetit, do të bëhet sipas ligjeve në fuqi, në afatet e përcaktuara sipas ligjit. Tre ish-punonjësit e firmës “BE-HA-SE”, me profesion shoferë dhe më shërbim si shoferë transporti në këtë firmë, të cilët kërkuan t’u jepet e drejta e pagesës që firma “BE-HA-SE” u ka borxh, të publikohet në gazeta “Telegraf” dhe të ndiqet si procedurë dhe kjo do të ndihet, në emër të ligjit dhe detyrimit që buron prej të drejtës që shitjes së pasurisë së sekuestruar të makinerive të firmës “BE-HA-SE”,, ku sipas ligjit shoferët konsiderohen palë përfituese. Tre ish-punonjësit, shoferët Astrit Halili, Shahin Sava dhe Arben Rumasi, kanë punuar pranë firmës “BE-HA-SE”, me një marrëveshje të rregullt, por nuk janë paguar për punët që kanë kryer. Gazeta “Telegraf” disponon dokumentacionin e këtyre punonjësve, që konfirmojnë punësimin e tyre në “BE-HA-SE” dhe sot po bënë publike prononcimet e tyre. 
    ———————————————————–
    Flasin tre ish-shoferët e firmës “BE-HA-SE”, që kërkojnë pagat e tyre
    Astrit Halili, ish shofer në firmën “BE-HA-SE”,
    Unë kam punuar pranë firmës “BE-HA-SE”, i kërkuar dhe i kontaktuar prej kësaj firme me profesion shofer dhe me punë transport lëndësh inerte, për shtrimin e rrugëve, kam qenë përherë korrekt, nuk jam paguar prej kësaj firme për punën që kam kryer dhe “BE-HA-SE”, me ka borxh pagesën për punë të kryer, në vlerën 16 milion lekë. Kemi kërkuar prej kësaj firme, që ta na shlyej pagat, por nuk na janë shlyer, duke pritur me mirëbesim. Fakti është, që nuk kam marrë pagesën prej 16 milionë lekësh në total. Kam punuar me mjetin tim, me karburantin tim, me shërbimet e makinës që i kam kryer me shpenzimet e mia. Ndaj dhe kërkoj, që prej shitjes së makinerive të firmës “BE-HA-SE”, të shlyhet dhe paga ime, që kjo firmë më detyrohet, mbasi këtë sekuestro e ka bërë shteti dhe shteti si rregullator ligjor, duhet të shlyej detyrimet e debitorëve, një nga të cilët jam edhe unë. 
    Shahin Sava, ish shofer në firmën “BE-HA-SE”,
    Unë, kam pa marrë 12 milion e 265 mijë lekë të pagesës së punës së kryer në firmën “BE-HA-SE”, dhe këtë shumë e kërkoj sipas ligjeve në fuqi. Tashmë, ajo firmë ka falimentuar dhe ne jemi hedhur në rrugë. Kemi punuar me ndershmëri, me dinjitet, me sakrifica, me shpenzimet tona për çdo shërbim. Unë kam punuar pranë kësaj firme me makinën time, me karburantin që e kam paguar nga financat e mia, me mirëmbajtjen e makinës po na nga financat e mia. Por firma “BE-HA-SE”, nuk më paguar 12 milion e 265 mijë lekë pagë punë, troç, djersën time. Ndaj kërkoj, që nga shitja e makinerive të saj, shteti të më likuidoj vlerën e këtij detyrimi, siç likuidon detyrimet e veta.
    Arben Rumasi, ish shofer në firmën “BE-HA-SE”,
    Edhe unë kam punuar shofer transporti lëndësh ndërtimi e insertesh pranë firmës “BE-HA-SE”, por nuk jam paguar. Kam të njëjtën vlerë pagese pune si Astrit Halili dhe Shahin Sava, por nuk e kam marrë asnjë qindarkë. Firma “BE-HA-SE”, falimentoi dhe këto janë punët e veta. Unë si punonjës i saj, bashkë më kolegët e mi, kërkoj lekët, të cilat duhet të më jepen nga shitje e makinerive, pajisjeve, automjeteve dhe objekteve të saj që janë shitur, sepse jam palë e dëmtuar dhe firma “BE-HA-SE” është debitore ndaj meje. Ndihemi mirë, që gazeta “Telegraf” e ka bërë publik këtë problem, me besimin se do të kemi mbështetjen edhe në vazhdim. 
    ———————————————–
    Reagim, pas denoncimit të shitjes së makinerive të firmës “BE-HA-SE”,
    Në gazetën “telegraf” ka ardhur nj reagim në lidhje me akti-vlerësimin e çmimit të shitjes së makinerive të firmës “BE-HA-SE”, sipas të cilit shpjegohet me detaje dhe me argumente ligjorë, që akt-vlerësimi i çmimit të shitjes së makinerive prej komisionit vlerësues të ankandit të Drejtorisë së Rezeraveve të Shtetit, nuk është veprim personal i komisionit të ankandit, por procedurë ligjore e mbështetur në koston e makinerive, në kohën e përrimit të tyre, në masën e e konsumit fizik (përdorimit) në kursin e vlerës financiare të shitjes së skrapit dhe kondicione të tjera fiziko-teknike, të cilat sipas komisionit që ka vlerësuar akt-shitjen dhe vlerën e ankandit, janë respektuar me korrektesë, në përputhje me kriteret që kërkon ankandi në fjalë. 
    Sigal