Sigal

Shumica e njerëzve kafenë e pinë menjëherë sa të zgjohen nga gjumi, por ndoshta kjo është një prej shprehive më të dëmshme.

Ja përse. Në një anketë, më shumë se 85 për qind e njerëzve në Amerikë rregullisht e konsumojnë kafeinën, e mëngjeset i asocojnë në aromën e kafesë së freskët.

Por, nutricistët theksojnë se mëngjesi i hershëm ndoshta nuk është koha më e mirë për kafe nëse dëshironi të ndiheni të kthjelltë dhe të fortë në pjesën e mbetur të ditës. Kafeja menjëherë pasi të jeni zgjuar mundet t’ju bëjë nervoz, por edhe të lodhur më pas.

Gjithsesi se duhet kufizuar konsumimin e kafesë, por jo menjëherë para se t’i hapni sytë. Pasi të jeni zgjuar, organizmi vetvetiu fillon të sekretojë kortizol, hormonin e stresit që na kthjellë. Nëse kësaj tashmë ia shtoni edhe një sasi me kafeinë, që bën të njëjtin efekt, një sasi e tillë e përnjëhershme mundet të jetë e tepërt. Nutricistët duke e parë një gjendje si kjo, ju këshillojnë që kafenë ta pini pasi të keni pushtuar paksa.