Flamur Noka e thotë troç: Unë me disa kolegë opozitare duam përshkallëzim protestash

517
Sigal

Deputeti i PD-së Flamur Noka deklaroi, se ai dhe disa kolegë të tij janë pro përshkallëzimit të protestave, ndërsa shtoi se nuk sheh asnjë arsye tjetër përveç radikalizimit të opozitës kundër qeverisë. “Unë dhe disa kolegë të mi, që jemi në pakicë për fat të keq, por s’e besoj se do jemi gjithmonë në pakicë, nuk shohim se mund të ketë zgjedhje tjetër, përveç radikalizimit të protestave tona. A mund të më thoni se çfarë hapësirash i ka lënë ky kryeministër opozitës?! Me Ramën kryeministër nuk shkohet në zgjedhje! Brenda grupit do bëhemi një grup kolegësh, që të mund të përshkallëzohen protestat”, tha Noka.