“Fillim Vjeshte”, sekuestrohen 65 kg kanabis në Vlorë

509
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Fillim Vjeshte”, duke sekestruar 65 kg lëndë narkotike të llojit kanabis-sativa dhe ka arrestuar dy persona. Në pranga kanë rënë, Redian Qekaj, 30 vjeç, lindur në fshatin Dushkarak, banues në Durrës dhe Olgert Qekaj, 26 vjeç, banues në fshatin Dushkarak.
Seksioni kundër narkotikëve, gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e shtetasve të mësipërm kurshërinj me njëri-tjetrin, ka konstatuar një sasi lënde narkotike prej 65 kg kanabis, e cila ishte vendosur dhe e ndarë në 13 thasë. Gjithashtu një pjesë e lëndës narkotike u konstatua në një stan brenda fshatit Dushkarak, i cili është në pronësi të shtetasve të mësipërm.
Lënda narkotike ishte gati për t’u shitur në momentin e kapjes nga Shërbimet e Policisë së Vlorës. Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e një automjeti, tip “Fuoristradë” me targë VL3573C, i cili do të transportonte drogën në momentin e kapjes. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjithashtu edhe 3 aparatë celularë.
Sigal