Fier, është emëruar drejtoresha e re në Drejtorinë Arsimore, znj. Miranda Bullapi

    976
    Sigal

    Drejtoria Rajonale e Arsimit në Fier ka nisur një “spastrim” të gati gjithë drejtorëve të shkollave nëntëvjeçare dhe atyre të mesme, të cilët do të zëvendësohen së shpejti me të rinj. Ndërkaq, burimet zyrtare nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme lidhur me arsyet e ndërrimit të drejtuesve të shkollave të Qarkut të Fierit. Por, nga burime konfidenciale pranë Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Fier është mësuar se vala e parë e shkarkimit të drejtuesve të shkollave ka qenë për shkak të mospërmbushjes së detyrave nga ana e tyre. Por e vërteta qëndron krejt ndryshe theksojnë burime nga qyteti i Fierit. Drejtoresha aktuale është një militante partie dhe me nivel të dobët të formimit professional. Ndoshta militantizmi i saj nëpër fushata është edhe arsyeja e vërtetë e largimit të specialistëve dhe zëvendësimi i tyre me të paaftë dhe numëruesit e nesërm të votave .Diskretitimi që po i bën arsimit fierak kjo militante e verbër ka pasoja të rënda dhe se nuk i shkonë përshtatë politikave të BE-së, e cila kërkon rritje të nivelit cilësor dhe arsimor në shkolla. Pavarsisht maskaradës së kësaj titullareje, ajo për një gjë duhet të jetë e bindur se një ditë do të japë llogari dhe do të mbajë përgjegjsi të plotë ligjore për dëmin që po i shkakton arsimit shqiptar dhe në veçanti qytetit të dytë në vend, pas Tiranës, atij të Fierit. Sado e blinduar të jetë kjo kolaboracioniste, një ditë, e cila do të vijë shpejt, do ta dërgojë atë për veprimet dhe mosveprimet e saj  në qelitë burgut. Por mësuesit e fyer nga kjo mjerane e partisë, familjarët e tyre dhe mbarë 540 mijë banorët e Fierit duhet të ngrihen dhe të mbështesin nismën e Ambasadorit Amerikan Aleksandër Arvizu “Vepro tani”.