Fier, 38 punonjës të pushuar nga CEZ-i në protestë

    380
    Sigal

    CEZ-i në Shqipëri, jo vetëm që nuk kryen asnjë investim, sipas detyrimit që ka në kontratën e nënshkruar me shtetin shqiptar, por kohët e fundit, po ndërmerr edhe  pushime nga puna të punonjësve të saj, për të rritur sa më shumë fitimet. Punëtorët e pushuar nga CEZ-i, nuk zëvendësohen nga të tjerë, dhe kjo politikë ndikon drejtpërdrejt në keqësimin e shërbimit të CEZ-it ndaj konsumatorëve shqiptarë të energjisë elektrike. Mirëpo keqshërbimi pak i intereson CEZ-it. 38 punonjës të CEZ-it, të pushuar nga puna, kanë bllokuar mëngjesin e djeshëm zyrat e kësaj kompanie në Fier, duke bërë që puna të pezullohet. Punonjësit e pushuar kanë bllokuar edhe zyrat e pagesës së energjisë, ndërkohë bëjnë me dije se CEZ nuk ka motivacion për pushimin e tyre nga puna. Sipas protestuesve atyre u ishte premtuar se një grup përfaqësuesish të CEZ-it  do u shpjegonte arsyet e pushimit, por ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë, ndaj paralajmërojnë se nuk do largohen nga ambientet e CEZ-it pa iu dhënë një motivacion për largimin nga puna.