Fëmijët e lindur në Greqi mund të qarkullojnë me pasaportën që disponojnë deri më 31 dhjetor 2014

    579
    Sigal

    Kanë filluar aplikimet për pasaportat biometrike me të dhëna të korrigjuara për të gjithë fëmijët e lindur në Greqi.

    Gjithçka duhet të dini!

    Kontaktoni me Konsullatën e Shqipërisë në Athinë në numrin fiks 210 68 76 216. Fëmijët e lindur në Greqi mund të qarkullojnë me pasaportën që disponojnë deri më 31 dhjetor 2014. Pas kësaj date, fëmijët duhet të pajisen me pasaportë të re biometrike, ku vendlindja të jetë shënuar sipas kërkesës së palës greke

    -Kanë filluar aplikimet për pasaportat biometrike me të dhëna të korrigjuara për të gjithë fëmijët e lindur në Greqi.

    Për këtë procedurë nevojitet:

    1. Pasaporta ekzistuese e fëmijës (biometrike)

    2. Një certifikatë familjare (për të identifikuar gjendjen familjare dhe prindërit e fëmijës)

    3. Pagesë prej 108 (+2,5 komision bankar) euro në bankën e Pireut me nr. llogarie 5053 052 306 404

    4. Për të mbyllur takim mund të kontaktoni në nr. tel 210 68 76 216

    5. Është e detyrueshme prania e fëmijës me njërin nga prindërit.:

    Më konkretisht:

    -Fëmijët e lindur në Greqi mund të qarkullojnë me pasaportën biometrike që disponojnë deri më 31 dhjetor 2014. Pas kësaj date, fëmijët duhet të pajisen me pasaportë të re biometrike, ku të jenë të shënuar të dhënat sipas kërkesës së palës greke në lidhje me toponimet greke.

    Për pajisjen me pasaportën e re, prindërit duhet të paraqiten në konsullatë bashkë me fëmijët e tyre. Dokumentacioni i kërkuar është një certifikatë e fundit familjare nga Gjendja Civile ku janë regjistruar në Shqipëri dhe pasaporta e mëparshme nëse e kanë. KUJDES! Në certifikatën familjare duhet të jetë shënuar vendlindja greke e fëmijës sipas rregullores së re. Kjo do të thotë që duhet të kujdeseni që vendlindja të jetë shkruar me shkronja latine por sicc do lexohej në greqisht: Jo Athinë, por Athina e kështu me radhe. Duhet të jetë e lehtë të kuptoni nëse Gjendja Civile e zonës suaj është informuar akoma dhe nëpunësit do jenë në dijeni për çdo procedurë. Në pasaportë do të shënohen si vendlindje shkronjat GR, Greqi. Certifikata duhet të jetë familjare si për vendlindjen e korrigjuar ashtu dhe për të vërtetuar lidhjen familjare të prindit me fëmijën. Fotografitë kryhen në zyrën e konsullatës. Kostoja e pasaportës, që mbetet e njëjtë, paguhet në bankomatët apo në një bankë të Pireut, në Athinë drejtohen në bankën afër Ambasadës dhe dorëzoni vetëm faturën e pagesës. Domethënë, nuk keni asnjë arsye të paguani për pasaportën asnjë nëpunës, në konsullatë. Nga komentet e shumta vihet re se ka qendra në Shqipëri që kanë informacion tjetër nga i përgjithshmi ose që vonojnë akoma të pajisin të interesuarit me certifikatat e sakta. Duhet të jetë çështje e përkohshme që ose është zgjidhur ose do të zgjidhet nga dita në ditë. Së fundi, nuk është e detyrueshme pajisja me pasaportën e re deri në fund të këtij viti. Nëse fëmija ka pasaportë dhe keni planifikuar një udhëtim në Shqipëri nga viti i ardhshëm, për pushimet e Pashkëve apo akoma dhe në verë, mund të ktheheni në Shqipëri me pasaportën që disponon fëmija aty, të shoqëroni fëmijën për të aplikuar e të pajiset me pasaportë të re, me të cilën dhe do bëjë kthimin në Greqi. Shtojmë se akoma dhe në rast se fëmija i lindur në Greqi me pasaportë shqiptare kërkon kthim nga vend tjetër, përveç Shqipërisë, do të ndeshet me të njëjtën ndalesë në kufi, pasaportat janë të pavlefshme pas 1 janar 2015 për sa kërkojnë të hyjnë në Greqi, nga çdo pikë kufitare apo vend i huaj.

    Për çdo informacion në lidhje me pasaportat  biometrike të fëmijëve të lindur në Greqi kontaktoni në telefonin 210 68 76 216

    I LONDO

    GREQI/ Si të pajiseni me kodet elektronike (κλειδάριθμος) për rinovim elektronik të kartës së papunësisë

    OAED: Rinovim elektronik i kartës së papunësisë

     Pajisuni me kodet elektronike (κλειδάριθμος) për rinovim elektronik të kartës së papunësisë, çdo tre muaj.

     Më në fund OAED starton programin që do të eliminojë radhët e gjata në njësitë e gjithë Athinës. Me kodin e përdorimit dhe kodin sekret, rinovimi i kartës bëhet në faqen elektronike të OAED, për njohësit dhe përdoruesit e kompjuterit. Çdo i papunë i regjistruar në OAED mund të pajiset nga OAED me kodin e tij personal. Në datën e caktuar për rinovim, në vend të drejtohet në njësinë përkatëse të OAED, klikon në shërbimin “Rinovim i kartës së papunësisë”. Nga momenti që individi ka aktivizuar llogarinë personale në OAED është përgjegjësia e tij të kujdeset për rinovimin e kartës brenda afatit të caktuar.

    www.pga.al

     

    ITALI/ Dëbimi. Si të mësoj nëse jam akoma i sinjalizuar

    Si mund ta dish se nuk je i ndjekur nga policia

     Vite më parë kam marrë një dëbim nga Italia. Dua të kthehem por më kanë thënë se më parë duhet të verifikoj nëse emri im është futur në arkivin e policisë. Si mund të mësoj nëse rezultoj akoma i sinjalizuar?

    Me heqjen e kufijve të brendshëm, vendet që bëjnë pjesë në zonën Schengen kanë ngritur një sistem informimi të vetëm, të dobishëm jo vetëm për kontrollin e përbashkët të hyrjeve të personave në territorin Schengen por edhe të domosdoshëm për sigurinë e territorit të vendeve anëtare. Ky sistem, që njihet me siglën S.I.S. që do të thotë “Sistemi i Informacionit Schengen”, është një arkiv i përbashkët i të gjitha vendeve të hapësirës Schengen, i krijuar me qëllimin e mbajtjes së një niveli të pëlqyeshëm sigurie në të cilin futen, mes informacioneve të ndryshme, edhe emrat e personave të dëbuar nga një prej vendeve anëtare. Në fakt në sistem arkivohen të dhënat personale të këtyre kategorive:

    • Persona të kërkuar apo të mbikëqyrur nga shërbimet e policisë;
    • Persona të zhdukur apo që duhet të mbahen nën mbrojtje, veçanërisht të mitur;
    • Persona që nuk janë shtetas të një vendi anëtar të hapësirës Schengen të cilëve u ndalohet hyrja në territorin Schengen.

    Për të garantuar mbrojtjen e të dhënave, të interesuarve, qofshin këta shtetas të BE-së apo jo, u njihen të drejtat e mëposhtme:

    • E drejta e qasjes në informacionet e veta të arkivuara nga S.I.S;
    • E drejta e ratifikimit kur të dhënat janë arkivuar bazuar mbi një gabim të drejte apo material;
    • E drejta e propozimit të një akti autoriteteve kompetente për të përfituar ratifikimin apo heqjen e të dhënave të pasakta, apo edhe ndonjë dëmshpërblim të mundshëm.

    Në rastin konkret, i interesuari ka të drejtë të kërkojë informacion për të ditur nëse emri i tij rezulton i sinjalizuar në S.I.S. Kërkesa bëhet me shkrim në një nga gjuhët: italisht, anglisht, frëngjisht ose gjermanisht. Në rast se i interesuari nuk mund të paraqesë personalisht kërkesën, mund të prokurojë dikë. Është e domosdoshme, sidoqoftë, t’i bashkëngjitet kërkesës një kopje e dokumentit të identitetit të të interesuarit, që duhet të jetë i paskaduar. Në brendësi të tekstit të kërkesës nuk duhet harruar të shënohet një adresë e të interesuarit ku ky i fundit dëshiron t’i mbërrijë përgjigjja.

    Në radhë të parë, kërkesa me shkrim i duhet nisur me postë Ministrisë së Brendshme italiane, Departamentit të Sigurisë Publike, e më saktësisht në adresën e mëposhtme:

    Ministero dell’Interno – Ufficio Coordinamento e Pianificazione FF.PP.
    Divisione N.SIS
    Via Torre di Mezzavia, 9
    00173 Roma

    Në rast se nuk kthehet një përgjigje e kënaqshme, i interesuari mund të ankohet pranë Garantit për mbrojtjen e të dhënave personale, gjithnjë me shkrim duke nisur letër në adresën:

    Garante per la protezione dei dati personali
    Piazza Monte Citorio, n. 121
    00186 Roma

    Së fundi, është mirë të kujtohet që para rihyrjes në zonën Schengen, i huaji që ka marrë një dekret dëbimi duhet të kërkojë autorizim për rihyrje para se të kthehet efektivisht në Itali.

    M. E