Federata Shqiptare e Sporteve me Kuaj organizon Garën e Dytë Ndërkombëtare të Kërcimit me Kuaj

682
Pas suksesit të garës së parë të Hipizmit të zhvilluar në 17 Prill, Federata Shqiptare e Sporteve me Kuaj në bashkëpunim me Spitalin Amerikan dhe Agjensinë e Parqeve dhe Rekreacionit-Bashkia Tiranë sjellin Aktivitetin më të bukur të Pranverës: Garën e II Ndërkombëtare të Sporteve me Kuaj, eventi në natyrë që nuk duhet humbur! Aktiviteti do të mbahet 2 ditë, në datat 21 dhe 22 Maj; në orën 17:00 pranë stadiumit “Selman Stermasi”.
Ndryshe nga aktiviteti i parë, ditën e parë, në dt. 21 Maj do të garojnë kategoria fëmijë në lartësinë 90 -110 cm dhe ditën e dytë në 22 Maj kategoria për të rritur në lartësinë 130-140 cm.
Sporti i hipizmit është i përhapur veçanërisht në vendet me tradita të mëdha sportive, dhe prej disa vitesh edhe në vendin tonë. Nën kujdesin e veçantë të Federatës Shqiptare të Sporteve me Kuaj në Tiranë, vitet e fundit konstatohen përpjekje dhe iniciativa për të sjellë si aktivitet sportiv edhe rekreativ edhe në vendin tonë, disiplina të ndryshme të sportit të hipizmit. Aktiviteti do të nisë në orën 17:00 pranë aneksit të Stadiumit “Selman Stermasi”. Në këtë kampionat do të garojnë gjithësej 13 garues profesionistë nga vendi e me kombësi të ndryshme nga rajoni; si dhe me eksperiencë prej shumë vitesh në këtë disipline si garuesi Hilmar Meyer, fitues e garës së parë të zhvilluar në 17 Prill dhe garues të tjerë që mbajnë çmime ndërkombetare në garat jashtë vendit.
Do të jepen 2 çmime të rëndësishme; një për kategorinë fëmijë dhe një për kategorinë të rritur, të cilat do të shoqërohen me 2 kupa honorifike.
Në këto evente të këtyre përmasave synohet të sillet në vëmendje rëndësia e ndërthurjes së elementëve sportivë dhe artistikë; përfshirja e të rinjve në iniciativa të tilla sensibilizuese me qëllim reduktimin e jetesës sedentare dhe ndikimit të drejtëpërdrejtë në cilësinë e jetës; si dhe shkëmbim të eksperiencave të tilla të standartit bashkëkohor në fushën e sporteve me kuaj.
Ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e eventit në datat 21 , 22 Maj!
Sigal