“Fatura financiare e çmimit të biletës të përballohet nga buxheti i shtetit”

    390
    Sigal

    Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Bozdo: Projektligji, nuk e zgjidh problemin, e zgjidh ulja e qeverisë me operatorët

    Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo, ka marrë pjesë në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese të martën në Tiranë, për të dhënë opinionin e Bashkisë së Tiranës, për rregullimi me ligjin që ka propozuar qeveria, ku çmimin e biletës si funksion,  ia kalon pushtetit vendor. Bozdo, në fjalën e tij e ka konsideruar, si një ndarje të paarsyeshme të funksioneve, pasi sipas tij, “çmimi i biletës si funksion të kalohet nga pushteti qendror në pushtetin vendor, dhe kjo bëhet në çastin kur politikat sociale të mbrojtjes i harton qeveria qendrore, kur fondi që alokohet në buxhet për mbrojtjen e shtresave në nevojë, apo mbrojtjen e shtresave të caktuara, që ligjet e ndryshme sektoriale, ia njohin këtë të drejtë, për çmimin e biletës gjithashtu e përcakton qeveria qendrore”. Gjithashtu ai theksoi se “ky çmim në konceptin tonë hynë, le të themi familjen e çmimeve të rregulluara, është njësoj si të themi çmimi i energjisë elektrike, çmimi i ujit, çmimi, deri diku për analogji, do të thoja shumë i ngjashëm i transportit hekurudhor, është çmimi i dërgesave postare dhe të gjitha këto funksione dhe rregullimi i këtyre çmimeve, të cilat për arsye sociale rregullohen në mënyrë që të kenë një impakt të kontrolluar dhe sa më të përballueshëm nga shtresat në nevojë, qeveria i mban në institucione të pavarura, vërtete, por i mban si funksion të saj”. Ky projektligj, nuk e zgjidh problemin, por e zgjidh ulja e qeverisë me operatorët pohoi ai, duke shtuar se “për ne çmimi nuk duhet të lëvizë dhe janë të gjithë instrumentet financiarë që qeveria mund t’i marrë në konsideratë dhe mund të arrijmë në një zgjidhje të arsyeshme”.