Fatos Arapi:ATDHEU …

    432
    Sigal

    Atdheu është dhimbje, është dhimbje.

    Një prill i pikëlluar në shpirt.

    Atdheu është kryqi, është kryqi.

    E mban – dhe të mban ty – në shpirt.

    Atdheu është toka e premtuar.

    Ti shkel si një zot dhe s’e ke ndën këmbë.

    Atdheu s’ka fjalë, ka sy të trishtuar.

    Vdes dashuria në dashuri që të ç’mend.

    Atdheu është buka e uritur,

    Të ikën nga duart e dot nuk të ngop;

    Ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur;

    Me sytë n’errësirë vetveten kërkon.

    Atdheu është varr i hapur, është varr.

    Një jetë drejt tij shkon me besë që bind.

    Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë.

    Në një pikë loti lirinë e lind.

    Atdheu yt i vogli, i vogli

    ai hyjnori i pavdekshmi si loti.