Fatmira Loci/ Poezi

    428
    Sigal

     Shpirt i dashuruar

    Folem kaq gjatë të dy mbrëmë

    dhe psë shumë kohë kishtë kaluar,

    ishim të inatosur për hiç gjë

    e as unë, as ti, pe nuk lëshuam !

    Po mbrëmë në heshtje me përshëndete

    e unë të fola pak e menduar,

    të dyve na mungonte kohë e vjetër

    për njëri-tjetrin ne ishim, të përmalluar !

    Dhe psë kaq kohë ne mbajtem “mëri”

    kuptuam, mes nesh asgjë s’kishte ndryshuar,

    të gjithë gabojmë, sidomos në rini

    por, kurrë s’harron një shpirt i dashuruar !

    Eshtë vonë !

    Mos ik…
    se do pendohësh
    e kthim për ty me

    nuk do ketë.
    Qëndro sot,
    në don të vazhdosh
    e në krahun tënd

    të më kesh përjetë !

    Të jap fjalen…
    të pata thënë
    se jeta për ty

    nuk do më dhimbset.
    Por, ti ikjen zgjodhe,
    shpejt u pendove
    e sot, koha mbrapa

    më nuk kthehët !

    Eshtë vonë…
    kthim smund të ketë
    se zemra e thyer

    nuk mund te fale.
    Vendose te ikësh,
    kërkove lirinë
    e tani nga unë,

    mos kërko rrugë dalje !