Fatmira Loci/ Poezi

    331
    Sigal

    Nuk e di…

     Nuk e di në ishte vera

    …apo ish’ aroma jote?
    Që për një çast si me magji
    …më dërgoi në qiell të shtatë!
    Nuk e di në ishin puthjet
    …ato ledhatimet hirplotë,
    Që në atë got’ të dashurisë
    …të më dehnin për një natë!

    Për një çast !

     Ndjeva zërin t’më tradhtoi

    sytë lotuan krejt papritur,
    buza më dridhej, kisha ftohtë
    për një çast-mbeta e nemitur!

     Fjalë nga goja dot nuk nxora

    re të zëza m’a mbuluan qiellin,
    mu nën’ këmbë m’u shemb toka
    një eklips, ma errësoi diellin!

     Mbaj mend! U shtanga nga ky rast

    e mirë s’kuptova se çfarë ndodhi,
    por tek unë mbeti, si një fkat;
    që për një çast-jeta, më ndryshoi !

    Vetëm ata…

     …Vetëm ata, ecnin nëpër shi

    e bota rreth tyre gjithnjë sillej,
    Dashuruan gjer në marrëzi
    qielli flak’ e zjarr për ata ndizej!

    Vetëm ata, erërat i duruan
    e nuk u rrezuan nga asnjë stuhi,
    Te kapur dor’ për dore udhëtuan
    nëpër shtigjet e jetës, në përjetësi!

    Vetëm ata, jetën dashuruan…
    I dashuroi dhe vetë jeta, ata të dy!