Fatmira Loci/ Poezi

    394
    Sigal

    Ajo

    …Bëri qytetin të çmendej pas saj,

    Njerëzimin mbarë ta dashuronte!
    Ajo
    …Bëri që lulet të çelin në maj,
    I dha dritën mëngjesit, të agonte!

    Të pres

    Të pres, në kafenenë e mëngjesit
    Ku ëndrrave dikur u jepnim jetë,
    Tek ai shkëmb në breg të detit
    Ku dallgët ngriheshin lart në qiell.

    Të pres, pranë rrjedhës se lumit
    Ku qëndron varkë e dashurisë,
    Aty ku ndjenjat i përkundnim
    Ku tani në heshtje i flas vetmisë.

    Të pres, tek malli ynë i pashuar
    Tek burimi që sot veç lot pikon,
    Të pres tek puthja e pa dhuruar
    Tek dielli që s’lind, veç perëndon!