Fatmir Toçi/Festa e Kuçit organizohet nesër

897
Sigal

Deputeti i zonës së Kuçit të Vlorës, Fatmir Toçi fton të gjithë dashamirësit në festën e Kuçit, e cila, si për çdo vit, organizohet në të shtunën e tretë të muajit gusht. “Siç është bërë tashme traditë, të shtunën e tretë të çdo muaji gusht kuçiotët, kudo që jetojnë e punojnë, mblidhen në fshatin e tyre në qendër të Kuçit në festën e iniciuar nga emigrantët vite më parë. Kjo është bërë tashmë ngjarja më e rëndësishme e fshatit që mbledh me mijëra banorë të këtij fshati apo të larguar për arsye të ndryshme, pasardhës, nipër e mbesa me miqtë e tyre për të festuar së bashku ditën e bashkim – vëllazërimit.  Këtë vit e shtuna e tretë e gushtit është data 17 gusht dhe festa fillon që nga ora 20:00 dhe vazhdon deri në orët e para të mëngjesit. Takime të përzemërta, përshëndetje nga organizatorët, muzikë nga të gjitha llojet me këngëtarë të njohur, këngë polifonike, kuzhina tradicionale e Kurveleshit dhe Lumit të Vlorës, aq e njohur dhe e dëshiruar nga të gjithë janë disa prej arsyeve pse të gjithë kuçiotët duhet të jetë në gjithë me datën 17 gusht në fshatin e tyre të lindjes apo të origjinës. Të gjithë të mirëpritur për t’u gëzuar së bashku!