Fatmir MUSAI/ Dialog me vdekjen

    415
    Sigal

    Gjithçka nisi ashtu kot, si duke qeshur. Më tepër mund ta quash një tekë të tij, sepse teka në vetvete është një prirje, nuk lind ashtu kot. Dhe teka e tij kishte të bënte me prirjen e kahershme për t’iu kundërvënë çdo lloj skeme. Sigurisht, atyre skemave që kishin të bënin me ligjet e njerëzve e jo të natyrës. Por ja që njëherë, në formën e tekës, mbase pa dashje, ai guxoi të provokonte një ligj të natyrës, krye skemën e saj, Vdekjen. Në fakt, gjithçka nisi si sfidë ndaj një rregulli të vendosur mes krijuesve të qytetit të tij. Në se redaktoje librin e një kolegu, apo dhe të klientëve anonimë që, për arsye nga më të ndryshmet, kërkonin të shpenzonin ca para, vetëm që të kishin sadifaksionin e të qenit autorë të një libri, ishte detyrim normal që të merrje honorarin përkatës. Kampion për këtë punësim të dytë ishte poeti Nexhip. Ndërkohë, ai s’e kishte provuar zanatin e paguar të redaktorit, por këmbënguljes së Xhipes s’mund t’i thoshte jo.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf