Fation Kajanaku/ Hatixhe Kajanaku, faleminderit që ishe nëna ime!

    537
    Sigal

    Oh, sa më mungon ti Nëna ime, sa ditë që kalojnë zemra rreh të të kem pranë

     Vetëm diçka është më e bukur dhe më e mirë se femra në botë, kjo është nëna.

    Shefeti

    Dora që përkund djepin është ajo që rrotullon fatin e njerëzisë, sepse ajo dhe vetëm ajo e drejton jetën kah horizontet e ndritura ose të errta.
    H.Stërmilli

    Fati i ardhshëm i fëmijës çdoherë është vepër e nënës.
    Bonaparti

    Nëna te fëmija, zakonisht, puth më shumë veten se fëmijën.
    Niçe

    Pa diell nuk ka lule, pa dashuri nuk ka fat, pa grua nuk ka dashuri, pa nënë nuk ka poetë, as heronj.
    Gorki

    Nëna e mirë nuk pyet a dëshiron, por jep.
    Angleze

    Nëna në sytë e fëmijës nuk është grua, por pishë e ndezur fanar.
    Tarketi

    E tërë ajo që është e bukur te njeriu është krijuar prej rrezeve të diellit dhe prej qumështit të nënës, dhe kjo na mbush me dashuri, për jetë.
    Gorki

    Fjalë zemre

    Këto fjalë zemre ja dedikoj dashurisë për nënën, fjalës më të bukur të zemrës, emrit më të bukur shpirtëror. Dashuria për të është ndjenja më e spikatur, më sublime, më e pastër, më sinjifikative, asaj së cilës i kanë kënduar, poet, shkrimtarë, shkencëtarë, filozofë, këngëtarë, njerëz të thjeshtë me fjalët e qëndisura në buzë. E kush nga ata që ka provuar dashurinë e nënës, fjalën e saj të ëmbël, nuk ka marrë krahë dhe ka fluturuar në vende të pamenduara duke përcjellë gëzim, hare, optimizëm?! Dua që këto fjalë zemre të jenë pjesë e jetës së gjithkujt,  pjesë e atij realiteti ku secili përpiqet të përcjellë diçka të bukur, magjepsëse nga fjalët dhe mendimet e tjetrit për emrin më të bukur në BOTË.  Të gjithë i duam nënat, këshillat e tyre, idetë, ku patjetër, duam të jemi pjesë e  dashurisë, së saj ku askush s’është i fuqishëm të depërtojë, por vetëm të ëndërrojë pafundësisht në kohën mes dy stinëve më të bukura jetësorë dhe të përpiqet të zhbirojë sa janë kufijtë e dashurisë së nënës për fëmijën?! Dashuria për ‘të, të shtyn drejt madhështisë, sakrificës, guximit, marrëzisë. Populli i ka thurur lavdet e tij kësaj ndjenje kaq të madhërishme duke e ngritur në tempujt e shpirtit dhe në zërin e zemrës. Dashuria për nënën është një zë nga brenda vetes që kërkon të flasë, kërkon të dalë nga errësira e natës së ndarjes me të, e të thotë: Jetoj, për ty jam gjallë! Çdo ëndërr dashurie ka një dëshirë, çdo dëshirë ka një realitet dhe çdo realitet ka një realizim. Dashuria për nënën është liri dhe lumturi. Gjithmonë të mendoj edhe kur them se është e pamundur dhe dua të të largoj nga mendimet, pasi ajo që mendoj për ty është kaq e fortë, kaq e paqtë, kaq e thellë kaq e dëshiruar, sa shpesh imagjinata ime për ty humb në planetin më të thellë të ndjenjës së bukur. N.q.s të imagjinoj sikur të përqafoj, s’ka se si të mos ndjej shtrëngimin tënd. Nëse imagjinoj sikur të kam pranë, s’ka se si të mos jesh aty krah meje dhe unë vetëm të shoh. N.q.s imagjinoj sikur të prek s’ka se si të mos e ndjej se si frymon fort. Nëse imagjinoj sikur më puth s’ka se si mos ti ndjej buzët e tua. Nëse të imagjinoj sikur…s’ka se si të mos ndjej trupin dhe erën tënde… të mendoj dhe të mendoj në një mënyrë të tillë që je pjesa më e pazëvendësueshme në jetën time.

    Jetëshkrimi

     Kur flitet për nënën dora ngecet në letër. Mendimet janë të shumta saqë nuk dinë ku ta nisësh më parë. Hatixhe Kajanaku u lind më  13.09.1922 në Elbasan. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes Elbasan me nota të mira. Në sokakët e këtij qyteti të bukur u rrit, u edukua dhe mori mësimet e para. E donte shumë qytetin e lindjes. Rridhte nga një familje patriotike dhe e dashuruar me diturinë.  Ishte ndër të rrallat femra që vazhdoi shkollën e mesme femërore “Nëna Mbretereshë”, ku shkëlqeu në mësime. Me mbarimin e shkollës së mesme filloi lufta, dhe Nëna u kthye në shtëpi tek familjarët e vet, ku i ati në atë kohë merresh me tregëti  dhe vëllai i madh ishte i aktivizuar me Luftën Nacional-Çlirimtare. Në vitet e pas çlirimit, pikërisht në vitin 1946,  Nëna martohet me prof. Abdyl Kajanaku. Në atë kohë një sërë familjesh të mëdha, intelektualë provuan grushtin e diktaturës, ndër këto qe dhe familja Kajanaku, (Hatixhe Kajanaku Domi). Familjen e saj e transferuan në Korçë, Shkodër, etj..  Në vitet 1969 kthehen në qytetin e tyre Elbasan dhe pastaj vendosin të adoptojnë një fëmijë në shtëpinë e fëmijës “Shejnaze Juka”. Ai fëmijë isha unë. Ndoshta jam fëmija më i lumtur në botë që u rrita me prindër të tillë. Besoj se dhe nëna ime e vërtetë nuk do të më trajtonte si princ në të gjitha vitet e jetës sime. Ajo ndërroi jetë më 12.06.2014. Por për mua është gjallë në çdo hap. Faleminderit për gjithçka më dhe nëna ime e mirë.

     Tinka Kurti-“Artiste e Popullit”

    Unë jam njohur me Fationin në Elbasan, në një Festival Teatri. Ai këmbënguli të na merrte në shtëpi. Aty njoha prindërit e tij Abdyl Kajanakun dhe Hatixhen (Nënë Xheja) Kajanakun. Më bëri përshtypje sjellja e tyre, respekti i tyre, dashuria që kishin për fëmijën e tyre. Dua të them se aty pashë sërishmi  Profesor Abdiun që e kisha mësues në Shkodër, një mësues shembullor korrekt, i përgatitur. Në shtëpinë e tyre, ku bujta së bashku me Margarita Xhepën, ne pamë një familje solide, njerëz të dashur, të respektueshëm. Ajo që bënte nëna për të birin dhe i biri për të nënën, si rrallë mund ta gjesh në botë.  Ajo ishte një nënë e rrallë, një grua e zonja. Dhe pse të birësuar ajo e donte Fationin si bir e shkuar të birit. Ju bë një ceremoni e madhe. Respekti i Fationit për të ka qenë shembullor. Ai dhe pse ka pasur oferta për të shkuar jashtë, për të punuar në Tiranë, kurrë nuk u largua nga nëna, nga Elbasani i saj. Këto ishin virtyte që ajo ja kishte ngulitur në zemër djalit. Unë në Elbasan tek nënë Xheja gjeja gjithmonë shtëpinë time të dytë.

     Margarita Xhepa- “Artiste e Popullit”

    Ajo mbetet në mendjen time shëmbëlltyrë e një nëne fisnike, nënë që e meriton plotësisht këtë emër magjik. Ndrësa për Fationin jetim, ajo ishte nënë mbi nënë.  Kur shkova për herë të parë me Tinka Kurtin në shtëpinë e saj (të ftuar nga Fationi), njoha nga afër një nënë model. Në fytyrën e saj shihje mirësi, fisnikëri të pashoqe. Mbi të gjitha ajo ndihej mirë, e gëzuar dhe plot vitalitet, kur shihte që djali i saj Fationi ndihej i vlerësuar në shoqëri. Portreti i saj në kësi arstesh mbushej me mirësi nëne, me dashuri njerëzore, me dashurinë më të pastër që ka nëna thellë në zemër për fëmijën e vet. Sot më tepër se kurrë kemi nevojë për nëna të tilla, për gra të tilla shëmbëlltyra të krjiesave më të pastra që ka krijuar zoti. Ajo rriti një fëmijë shumë të mirë, një fëmijë që e mbushi shpirtërisht, pasi eci në ato rugë që ajo ëndërronte për ‘të. E them me plot zemër, sot kemi nevojë për modele të tilla nënash që ja kalojnë dhe nënave të vërteta.