Fast-foodet, rrezik serioz për konsumatorët

    51
    Në kryeqytet është rritur ndjeshëm numri i fast-foodeve për shkak të kërkesës së lartë nga ana e qytetarëve, si një zgjidhje e shpejtë për t’u ushqyer. Por sa të sigurta janë këto ushqime? Kjo është pyetja, e cila të bën të mendosh rrezikun që u kanoset çdo ditë qytetarëve të Tiranës, por jo vetëm, kjo për shkak të cilësisë së këtyre ushqimeve që serviren në këto fast-foode. Problemi i parë i cili ngrihet është ai i pozicionimit të këtyre fast-fudeve, të cilat janë të ndërtuara fare pranë rrugëve ku ndotja mjedisore është shumë e lartë për shkak të gazrave dhe tymrave që mbulon çdo ditë kryeqytetit. Ndërtimi i këtyre të fundit bëhet pa një plan, i cili të respektojë normat e vendosura, largësinë nga rruga, ku niveli i ndotjes është tepër i lartë. Tjetër problematikë, sa i përket cilësisë së ushqimeve të servirura në këto fast-foode është cilësia e këtyre produkteve, si vaji, mishi, apo dhe produkte të tjera. Të gjitha këto elemente rritin rrezikun për konsumimin e këtyre ushqimeve të shpejta, të cilat konsumohen në masë nga popullata, por që nuk dinë rrezikun që paraqesin këto ushqime, të cilat mund të çojnë në shfaqjen e shumë sëmundjeve, apo dhe helmime të shumta, për shkak të produkteve të ndenjura që serviren për qytetarët.

    Kontrolli i munguar në fast-foode, rrit rrezikun për konsumatorët

    Thirrjeve të shumat në lidhje me kontrollin që duhet të ushtrohet në këto fast-foode nga ana e institucioneve përkatëse shumë pak iu është kushtuar vëmendje, duke lënë që gjithçka të ece normalisht, sikur të kjo të jetë diçka normale. Por alarmin në lidhje me rrezikshmërinë që shfaqin këto ushqime e ka dhënë disa herë Instituti i Shëndetit Publik, i cili ka bërë të qartë mungesën e cilësisë së këtyre ushqimeve. ISHP-ja ka theksuar disa nga problematikat që kanë këto pika të shpërndarjes në masë të ushqimit, duke filluar nga cilësia e vajit me anë të së cilave përgatiten këto produkte, si dhe mishin i cili përdoret në këto fast-foode. 40% e restoranteve dhe fast foodeve në Tiranë e ripërdorin për disa herë vajin qe gatuajnë, deri në shndërrimin e tij në përbërje kancerogjene. Në këtë përfundim ka dalë ISHP-ja, gjatë kontrolleve të bërë në disa pika në kryeqytet. Kur dihet fare mirë se masa e lejuar ne vaj e këtyre produkteve është 25%, ne disa fast-foode prania e tyre shkon deri ne 70%, trefish mbi normën e lejuar, duke rritur kështu me disa ish mundësinë për përhapjen e sëmundjeve kancerogjene në shoqërinë tonë, e cila pavarësisht se e di rrezikun që mbart konsumimi i këtij ushqimi, përsëri vazhdojnë ta konsumojnë në masë. Por e gjithë kjo nuk mbaron këtu. Ky vaj pasi largohet nga këto fast-foode, merret nga furrat e bukëve për t’u ripërdorur për lyerjen e tepsive për shtrimin e brumit, një tjetër rrezik i shtuar për konsumatorët. Edhe pse ky vaj duhet të çohej për përdorim nga ana e automjeteve, ai vazhdon të ripërdoret në disa faza, deri në përdorimin si ushqim për shpendët në pulari të ndryshme të vendit. Kjo është e gjithë faza e cila ndiqet, duke shtuar rrezikun në një përqindje të lartë për popullsinë, e cila nuk është aspak në dijeni se çfarë i sherbet si ushqim, por vazhdon të bjerë pre e këtyre “matrapazëve”, të cilët përdorin çdo skemë për përfitim, sado e rrezikshme qofte kjo për konsumatorin. Sikurse ndodh me vajin, e njëjta procedurë ndiqet dhe me mishin. Se si ky produkt ushqimor ripërdoret ditën tjetër, pasi nuk është konsumuar i gjithi brenda një dite, futet në frigorifer për t’u bashkuar ditën tjetër me mishin e freskët, dhe për t’u vënë sërish në punë. Rreziku është tepër i lartë, sepse ky është një produkt ushqimor me bazë mishi dhe dihet se ushqimet blegtorale edhe rrezikshmërinë e kanë shumë të lartë, aq më tepër në stinën e verës, kur temperaturat janë tepër të larta. 

    Rrezikshmëria më e lartë në qytetet e mëdha 

    Rreziku i konsumimit të produkteve të fast-foodeve paraqitet më i rrezikshëm në qytete të mëdha, ku dhe konsumi është më i madh. Shto këtu dhe vendet turistike, ku popullsia gjatë stinës së verës është disa herë më i lartë. Qytetet e mëdha në vendin tonë si Tirana, Vlora, Saranda, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Pogradeci etj paraqiten si qytetet ku rreziku paraqitet më serioz, jo vetëm për shkak të temperaturave, por dhe masës së madhe të popullsisë që i drejtohet për konsumim këtij ushqimi si një zgjidhje e shpejtë edhe pse mjaft i rrezikshëm për shëndetin. 
    A janë nën kontroll të plotë këto pika nga ana e AKU
    Kontrollet në këtë pikë, duket se kanë qenë në nivele të ulëta nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili kanë bërë kontrolle vetëm në disa qytete, duke lënë në errësirë këto pika në disa qytete të mëdha, ku dhe rreziku është më i lartë. Edhe pse ky Inspektorat kanë bërë disa lëvizje, ende nuk kanë qenë të mjaftueshme për të bërë kontrollin e plotë për të ulur rrezikun që shfaqin. Edhe pse ISHP-ja ka dhënë alarmin në lidhje me këtë fenomen, sërish Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka bërë një inspektim të detajuar, për të bërë evidentimin e pikave problematike, për të bërë mbylljen e fast-foodeve, të cilat nuk përmbushin kriteret për të ushtuar këtë aktivitet, duke i lënë të vazhdojnë aktivitetin e tyre të përditshëm edhe pse rreziku për konsumatorët është i lartë