Fasoneria, Klosi: Koha të kalojmë tek “Made in Albania”

    357
    Ministri i Mirëqënjes Sociale e Rinisë, Blendi Klosi dhe Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillio kanë inauguruar sot ambjentet e reja të shkollës profesionale teknike, në të cilën do të jepen kurse profesionale për modelim këpucësh në një laborator të ri.
    Në fjalën e rastit, Ministri iMirëqënjes Socialiale, Klosi tha se me hapjen e kurseve të tilla, tashmë ka ardhur koha që kompanitë që ushtorjnë aktivitet në këtë fushë të mos mbeten më në kuadrin e fasonëve, por të kenë prodhim “Made in Albania”.
    Ai ka shtuar se, shkollat profesionale duhet që të rrisin bashkëpunimin e tyre me biznesin.
    “Shkollat profesionale duhet të kenë marrëdhënje me biznesin. Përmes këtij projekti biznesi i këpucëve mund të kalojë nga fasoni tek “Made in Albania”. Shkolla profesionale tahmë do të jetë me laborator të ri” tha Klosi.
    Ndërsa Ambasadori Alberto Cutillio tha se inaugurimi i projektit vjen në sajë të investoheve që bëhen nga programi i konvertimit të borxhit nga italia. Ndërkohë që ky është projekt që vë së bashku gjithë elekmetët për ta bërë të suksesshëm.
    “Laboratori është shumë i mirë dhe trajnuesit janë shumë të mirë dhe ata do ofrojnë eksperiencën e tyre” deklaroi ambasadori Cutillio.
    Ambientet e reja të shkollës profesionale teknike dhe laboratori i ri kanë ardhur falë bashkëpunimit të Shqipërisë me rajonin Marke, në Itali dhe konsiderohet si një projekt me rëndësi për kapacitetet profesionale, të cilat janë me rëndësi për vendin
    Sigal