Faslli Haliti/ Bixhozlebroza

    339
    Sigal

                  . sprovë .

     -«Pse e mirëprite me kaq furi operacionin «Fundi i marrëzisë?»

    -«Sepse e kisha një arsye. Një arsye të largët, por befas ajo m’u bë fare e afërt e afërt!»

     ***

     Edhe babai im kështu u gëzua atëherë, kur Pushteti i ri i sapo zbritur nga mali, gjëja e parë që bëri, goditi bixhozin apo kumarin siç i thoshin në ato vite. Goditja kundër kumaristëve apo bixhozistëve qe e menjëhershme, e ashpër pa marrë parasysh fare se ky apo ai kumarist ishte djali i këtij apo atij. Shpartallimi qe i menjëhershëm e i  tmerrshëm si ai i hutinit mbi zogjtë dhe që qoka apo klloçka s’ka ç’të bëjë, por alarmohet e shpupuris puplat e përsëri nuk i shpëton dot zogjtë e saj të lemerisur.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf