Faslli HALITI/ AJTANGA

    403

     Shoku im i klasës, Kujtim Mati donte një vajzë në gjimnaz, Ajtanga Haskon. Ajtanga ishte si e derdhur në bronz. Edhe kokën si prej bronzi e kishte. Dukej sikur ishin bashkuar gjithë skulptorët e antikitetit dhe të Rilindjes dhe kishin krijuar Ajtangën. Kujtim Mati e donte atë aq shumë, e donte me zjarrin e luleve të pranverës që shkrijnë dëborën edhe në majat më të larta të maleve…

    Sigal

    Unë e vlerësoja shumë Kujtimin. Kujtim Mati ishte tip i shkathët, ekspresiv e impulsivë, kolerik. E çmoja mbi të gjithë. Më dukej si Oleg Kushevoi te filmi “Garda e re”. Kujtim Mati për mua ishte më i zgjuari, më i shkathëti, më simpatiku nga gjithë shokët e klasës, në mos edhe nga nxënësit e gjithë gjimnazit tonë. Në të dyja maturat nuk gjeje një tjetër më inteligjent e simpatik se ai. Ai, vetëm ai e meritonte Ajtanga Haskon. Edhe Ajtanga e donte Kujtimin me zjarrin e lule së shegës. Aq e donte sa nga dashuria për të, ajo zbukurohej e kullohej çdo ditë në fytyrë, e lëkura i bëhej cipë qepe. Kisha dëgjuar që dashuria i zbukuron të dashuruarit dhe ja këtë po e shihja tek Ajtanga.

    ….

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf