Farrici: Politika s’duhet ta përçajë gruan matjane

    404
    Sigal

    Kryetarja e Bashkisë Burrel takon mësueset dhe gratë e rrethit të Matit

    Kryetarja e Bashkisë Burrel, Profesoresha e Fizikës dhe ndër vite Drejtore e Shkollës së Mesme Publike dhe në shkollën jo publike të Matit, Adelina Farrici është treguar si gjithnjë e kujdesshme dhe e vëmendshme për të mos lënë në harresë përshëndetjet e saja për ish- kolegët, mësuesit dhe mësueset e qytetit Burrel, e cila u ka bërë urimet e saja për 7 Marsin festën e përvitshme, duke shmangur kohë nga puna e saj si Kryetare Bashkie dhe privilegji që i jep profesioni i saj si pedagoge e ka bërë të festojë bashke me to festën e bukur të armatës së madhe të edukatorëve të brezit të ri.

    Atë që nuk e bëri të mundur për 8 vite paraardhësi i saj, dhe asnjë koleg aktual të njësuar me të apo të shkallëve më të larta, brenda dhe jashtë rrethit, e ka bërë Kryetarja e Bashkisë Adelina Farrici, brenda gjysmës së mandatit të saj, e cila ka realizuar të pamundurën, duke e kthyer në të mundur. Me këtë akt e ka rreshtuar veten në historinë e kësaj bashkie si e para grua, bashkëshorte, nënë, mësuese dhe udhëheqëse Bashkie, duke arritur që pas 23 vitesh të bashkojë, në festimin e këtij 8 Marsi, të gjitha gratë e kësaj bashkie.

    Më mirë, më e plotë dhe më origjinale si asnjëherë tjetër në kohën e demokracisë është organizuar e zhvilluar festa e grave të qytetit Burrel, dhe për këtë ka meritën e saj Kryetarja e Bashkisë znj. Adelina Farrici që mori iniciativën që të braktisë urdhrat e bindjet partiake, që deri më dje ishte bërë monotoni festimi sipas përkatësive në partitë politike, duke larguar dasitë midis grave dhe mësuesve. Ajo ka bërë që të bashkojë mendjet e grave matjane dhe armatës së madhe të edukimit të brezit të ri, duke i bërë në një, e duke zhvilluar festat tradicionale të 7-8 Marsit  të bashkuar.

    Më 8 Mars, pas një dite të festimit të ditës së mësuesit, kanë qenë të pranishëm në këtë  festë shumë gra, pasi profesioni i tyre i mësuesisë u ka dhënë privilegjin që bashkë me to dhe Kryetarja e Bashkisë të jetë prezent në festën e armatës së mësuesve.

    Në orën 10:00 të ditës së shtunë ajo që u bë pjesë e gëzimit dhe harmonisë ka qenë bashkimi i grave të Bashkisë, që për herë të parë i kthehet traditës së hershme të para ‘90-s, dhe koha me diell ka lejuar udhëtimin e shumë grave që vinin dhe nga periferitë e fshatrave dhe me pjesëmarrjen e gjerë të tyre i janë bashkëngjitur kësaj feste dhe kanë krijuar mundësi për një pjesëmarrje shumë më të gjerë sesa në ambiente të mbyllura, pasi aktiviteti i saj është kryer në natyrë.

    Me këtë rast pjesëmarrësit  janë përshëndetur nga Adelina Farrici, ku në mes të tjerash tha “se asnjëherë gratë matjane nuk duhet të jenë ura ndarëse për shkak të politikës dhe verbërisë ndaj disa partive” dhe ka vënë në pah forcën e gruas matjane, si një forcë të pashtershme të shoqërisë.

    Pjesëmarrja e shumtë ka mundur që kjo festë të zhvillohej në lulishten e qytetit para Xhamisë së Madhe, ku pjesëmarrja ka qenë pa kufizim, dhe si asnjëherë tjetër.

    E gjithë dita e shtunë ka qenë e mbushur me aktivitete të ndryshme. Festa vijoi me një koncert të dhënë nga Shtëpia e Kulturës së Matit me këngë e valle të krahinës, koncert që zgjati për disa orë. Pas një kokteji përshëndetës për të gjitha gratë ato kanë zgjedhur të drekojnë së bashku në një lokal.