Fakultetet që i ‘shpëtuan’ Ramës në filtrin e akredituesve të huaj

563
Sigal

TIRANE– Të gjithë ato universitete të cilët iu nënshtruan kontrollit të MAS, tashmë do t’i nënshtrohen një tjetër filtri, kësaj here nga akredituesit e huaj. Këtë e ka shprehur kryeministri Rama gjatë konferencës së zhvilluar sot mbi politikat në reformën e arsimit. Duke u ndalur tek rëndësia e realizimit të kësaj reforme, kreu i qeverisë u ndal edhe tek problematikat që shfaq aktualisht sistemi arsimor në vend. “Situata në arsim është dramatike. Arsimit i kishte humbur busulla. Shkollat shfaqin mungesë tërësore standardes, duhej reformë rrënjësore në arsim. Ka probleme që nga kopshtet që janë të mbipopulluara, në shkolla e deri të universitetet. Jemi në një fazë transformimi edhe të arsimi i mesëm dhe matura Shtetërore. Kemi filluar të pilotojmë disa projekte, duke përfshirë kompani të mëdha ndërkombëtare. Duhet të krijohet një sistem logjik në sistemin e arsimit. Ka nisur puna me dokumentet, përfshirë edhe kurrikulat. Mbështetja e bankës Botërore është me rëndësi për ne. Ka në një masë 50 % të mësuesve në mbarë vendin që japin mësim në lëndë të ndryshme nga ato në të cilat janë profesionalizuar. Reforma e arsimit të lartë është në proces, ligji për arsimin e lartë do të hyjë këtë vit në diskutimet parlamentare, pasi janë kryer të gjitha hallkat e dëgjesave”, u shpreh Rama.
 
Nikolla: Investimi i hershëm ​në arsim është një arsim solid
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla gjatë konferencës së nivelit të lartë mbi politikat në reformën e arsimit tha se investimi i hershëm në arsim është një arsim solid. Sipas saj në arsim është futur një koncept i ri për një shkollë të re të hapur 360 gradë ndaj komuniteti. Më tej Lindita Nikolla ka shtuar se Kurrikula e re e projekton shkollën shqiptare me eksperiencat ndërkombëtare. Për ministren e Arsimit, sfidë mbetet cilësia e arsimit, në mënyrë që të përshtaten me tregun e punës dhe të sjellin rritjen ekonomike. Ndërkohë që Nikolla e ka cilësuar si të patolerueshme që të vijohet me gjendjen që kanë gjetur te burimet njerëzore. Sipas saj në shumë shkolla të vendit, kryesisht në ato rurale japin mësim mësues jashtë profilit. Në mënyrë institucionale ajo shpreh gatishmërinë për të ecur në një rrugë të re rezultatesh, që  që lidhen me përgatitjen e fëmijëve për të ardhmen. Në këtë Konferencë merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, Drejtorja Rajonale e Bankes Boterore Ellen Goldstein si dhe drejtues të lartë te institucioneve arsimore e specialiste te sektorit.