Faktet që tregojnë se moratoriumi i gjuetisë në Shqipëri nuk zbatohet

792
Sigal

Që moratoriumi i gjuetisë në Shqipëri nuk
po respektohet, këtë po na e dëshmojnë dhe vetë kafshët e egra dhe shpendët që
gjenden jo rrallë të plagosur në zona të ndryshme, pasi qëllohen pamëshirshëm
nga gjuetar jo të përgjegjshëm.

Një gjë të tillë e dëshmon dhe kjo Shkabë e gjendur në
periferit e qytetit të Fushë-Krujës. Shpendi ka shtegtuar në Shqipëri nga
Beogradi ku ishte pjesë e një rezervati natyrorë, i cili mbart statusin e
mbrojtësit të trashëgimisë botërore të gjallesave.

Shkaba serbe e cila u plagos,
nga matrikullimi duket qartazi së është pjesë e shpendëve të mbrojtur, por
duket se këtë status e ka humbur sapo mbërriti në Shqipëri, ku as moratoriumi
nuk ndërgjegjëson gjuetarët.