Fadil Kepi:Trajtimi financiar i deputetëve që s’janë kandidatë e atyre që janë, por nuk fitojnë në zgjedhjet e 23 Qershorit

    402
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Gjithçka që duhet të dihet për përfitimin e pensionit për mësuesit dhe emigrantët

    Pensioni për deputetët që nuk janë në listë

    “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe punonjësve të shtetit”, botuar në Fletoren Zyrtare13, faqe 565, marrin 2 paga mujore të funksionit, dhe duke filluar nga muaji i tretë përfitojnë pagesë kalimtare nga sigurimet shoqërore 50% të pagës referuese, për aq kohë sa kanë qenë deputetë, por jo më shumë se 3 vjet nga largimi nga detyra, edhe kur kanë qenë në funksion 4 vjet, nëse një tjetër ka qenë deputet 15 muaj gjatë legjislaturës po për kaq muaj do marrë pagesë kalimtare.

    Deputetët që janë në legjislaturë

    Deputetët që kanë qenë në funksion këtë legjislature për 4 vjet do të marrin pension suplementar 30% të pagës referuese, por masa e pensionit suplementar nuk mund të jetë më e madhe se 50% të pagës referuese edhe po të ketë qenë deputet më shumë se dy mandate. Kur deputeti gjatë një legjislature ka qenë në funksion më pak se 2 vjet, pensioni suplementar llogaritet me 0,8% të pagës referuese për çdo muaj shërbimi si deputet. Për shembull gjatë legjislaturës, njeri ka qenë deputet 20 muaj gjithsej, pensioni suplementar do të llogaritet me 16% të pagës referuese (20 muaj x 0,8%).

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf