Fadil Kepi:Popullsia e Shqipërisë dhe ndryshimet e saj ndër vite, krahasuar dhe me atë botërore

    414
    Sigal

    Specialisti Fadil Kepi bën një shpjegim analitik të demografisë në Shqipëri duke u nisur nga censusi i fundit në 2011

      Censusi i 2011-ës

    Kohët e fundit Instituti i Statistikave, botoi rezultatet e regjistrimit të popullsisë në vendin tonë më 1 tetor 2011. Nga regjistrimi rezultoi se popullsia banuese e Shqipërisë ishte 2.821.977 banorë nga 3.069.275 banorë që rezultuan në regjistrimin e datës 1.4.2001, ose rreth 250 mijë banorë më pak, e barabartë me afërsisht 8 për qind. Në uljen e numrit të popullsisë kanë ndikuar dy faktorë kryesorë, pakësimi i numrit të lindjeve dhe emigracioni. Nga 82.125 fëmijë të lindur në Shqipëri vitin 1990, në vitin 2001, lindën 53.000 fëmijë, ndërsa në vitin 2011 lindën rreth 34.000, e barabartë me 41 për qind të fëmijëve të lindur para 23 vjetëve. Sipas të dhënave jo zyrtare të ditëve të fundit, në emigracion ka 1,4 milionë shqiptarë.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf