Fadil Kepi:Përfitimi i pensionit për mësuesit, emigrantët, ushtarakët, nënat me shumë fëmijë dhe saldatorët

    435
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Kushtet dhe procedurat që duhet të dini për pensionin e reduktuar, e plotë dhe atë familjar

     Pyetje

    Zonja Sulltane Cira nga Peshkopia shkruan: jam e datëlindjes 2.3.1955 dhe kam punuar gjithsej 35 vjet mësuese. Aktualisht banoj familjarisht në Tiranë dhe jam e papunë. Pyes, kur i plotësoj kushtet për të marrë pension të plotë ose të reduktuar?

    Përgjigje

    Pension të plotë përfitoni në moshën 60 vjeçe ose me dëshirë pension të reduktuar edhe para kësaj moshe, i cili llogaritet duke ulur për çdo muaj 0,6 për qind nga pensioni i plotë meqenëse nuk jeni në marrëdhënie pune. Për shembull, nëse do të merrni pension të reduktuar në moshën 58 vjeçe ose 2 vjet para pensionit të plotë (nga data 2 mars 2013) pensioni i reduktuar llogaritet me 14,4 për qind më pak nga pensioni i plotë (24 muaj shumëzuar me 0,6 për qind).

    Pyetje

    Zonja Marjana nga Fieri shkruan: jam e datëlindjes 30 dhjetor të vitit 1962 dhe kam punuar gjithsej e siguruar 10 vjet në ish- kooperativën bujqësore dhe 20 vjet jam vetësiguruar në bujqësi mbasi kam marrë tokë sipas ligjit. Kam lindur 6 fëmijë, por aktualisht jetojnë 5, mbasi njeri aksidentalisht ka ndërruar jetë në moshën 9 vjeç dhe 5 të tjerët janë mbi 10 vjeç. Pyes, kur i plotësoj kushtet për të përfituar pension si nënë me shumë fëmijë?

    Përgjigje

    Sipas nenit 93 të ligjit të sigurimeve shoqërore nënat që kanë lindur 6 e më shumë fëmijë, të cilët i kanë rritur deri në moshën 8 vjeç, marrin pension të plotë në moshën 50 vjeçe nëse kanë 30 vjet punë të siguruara pavarësisht se ku kanë punuar.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf