Fadil Kepi:Përfitimi i pensionit për emigrantët, ushtarakët, shoferët, ekonomistët dhe mekanikët

    432
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Cilat janë kushtet për të marrë pension në Shqipëri dhe a njësohen periudhat e punuara jashtë vendit për efekte pensioni

    Pyetje

     Z. Lulzim Kodra nga Tirana shkruan: jam i datëlindjes 7.6.1952 dhe kam punuar i siguruar mbi 35 vjet nga të cilat disa vjet në ish-Kombinatin Poligrafik në punë të vështira që për efekte pensioni përfshiheshin në punë të kategorisë së dytë si në shtypin ofsejt, etj. Vitet e fundit punoj i siguruar në një firmë private. Pyes, cilat janë kushtet për të marrë pension të plotë ose të reduktuar?

     Përgjigje

     Juve ju lind e drejta për pension të plotë në moshën 65 vjeç dhe me dëshirë me pension të reduktuar në moshën 62 vjeç sepse keni 35 vjet punë të siguruara. Pensioni i reduktuar merret deri 3 vjet para pensionit të plotë, por për çdo muaj ulet 0,6% ose 7,2% në vit baras me 21,6% për 3 vjet. Ky pension  merret kur jeni pa punë ose i pavetëpunësuar dhe nuk jeni punëdhënës, shtohet sa herë rriten pensionet e tjera, por mbetet i reduktuar edhe pasi të plotësoni moshën 65 vjeç.

    Pyetje 

    Z. Rustem Popa nga Kukësi, shkruan: jam i datëlindjes 25.6.1951 dhe kam punuar i siguruar në Shqipëri rreth 36 vjet shofer. Aktualisht jam pa punë dhe jam i interesuar të di për kushtet e përfitimit të pensionit të plotë dhe të reduktuar.

     Përgjigje

     Meqenëse keni mbi 35 vjet punë të siguruara ju do të merrni pension të plotë 65 vjeç, ose me dëshirë mund të kërkoni pension të reduktuar 62 vjeç duke filluar nga data 25 qershor 2013, nëse do të jeni pa punë, ose i pa vetëpunësuar.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf