Fadil Kepi:Përfitimi i pensionit për emigrantët, ushtarakët, bujqit, infermieret, minatorët dhe inxhinierët

    428
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Ja cilat janë kushtet për të përfituar pensionin familjar dhe pensionet e plota

    Pyetje

     Një nënë nga Përmeti shkruan, kohët e fundit bashkëshorti im, i cili ishte në marrëdhënie pune, ndërroi jetë duke lënë 3 fëmijë që vazhdojnë shkollën. Unë jam 49 vjeçe dhe punoj në ndërmarrjen e gjelbërimit. Pyes, cilat janë kushtet për të përfituar pension familjar?

     Përgjigje

     Nga dita që bashkëshorti nuk jeton, pension familjar përfitojnë të tre fëmijët deri në moshën 25 vjeç kur vazhdojnë shkollën ditën, brenda ose jashtë vendit me ose pa bursë edhe kur ndonjë fëmijë përsërit vitin shkollor. Juve nuk ju takon pension familjar sepse jeni në marrëdhënie pune. Të tre fëmijët do të marrin gjysmën e pensionit që i takonte babait të tyre.

     Pyetje

     Zonja Flora Ahmetaj nga Gjermania shkruan se është e datëlindjes 27.12.1953 dhe ka punuar e siguruar në ish-ndërmarrjen elektroteknike Tiranë 23 vjet. Ajo është e interesuar të dijë kur e plotëson moshën e pensionit, si llogaritet dhe dokumentet që duhen plotësuar e procedurat që ndiqen.

     Përgjigje

     Ju përfitoni pension të pjesshëm të barabartë me rreth 66 për qind të pensionit të plotë në vendin tonë në moshën 60 vjeçe, i cili llogaritet duke pjesëtuar vitet e punës që keni me 35 që duhen për pension të plotë.