Fadil Kepi:Përfitimi i pensionit për emigrantët, mjekët, infermierët dhe minatorët

    406
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Gjithçka që duhet të dihet për përfitimin e pensionit familjar për familjet e policëve të rënë në detyrë

      Pension shtesë kur punon më shumë vite?

    Sipas nenit 33 të ligjit të sigurimeve shoqërore pension shtesë përfitojnë personat që kanë punuar mbi moshën e pensionit. Juve nuk ju takon pension shtesë sipas nenit të mësipërme sepse nuk keni punuar mbi moshën e pensionit. Djali i juaj që ka marrë tokë sipas ligjit nr.7501, datë 19.7.1991, nëse banon në qarkun ku ka marrë tokën dhe zhvillon veprimtari bujqësore e blegtorale e nuk është i punësuar në sektorë të tjerë shtetërore ose privat, ka të drejtë të bëjë sigurime si i vetëpunësuar në bujqësi nga dita që ka plotësuar moshën 16 vjeç si femrat ashtu dhe meshkujt duke paguar kontribute të leverdishme për sigurimet shoqërore.

    Pensioni për minatorët

    Duke filluar nga data 1 korrik të këtij viti dhe në vazhdim, mbështetur në ligjin nr.10165, datë 15.10.2009, të Kuvendit të Shqipërisë, punonjësit që kanë punuar nën tokë marrin pension të plotë pleqërie kur plotësojnë këto 3 kushte të cilat janë:

    1-mosha 60 vjeç. 2-të kenë punuar gjithsej 30 vjet të siguruara në vendin tonë dhe 3-gjysmën e 30 vjetëve ose 15 vjet të kenë punuar nën tokë. Edhe në këtë vit ju nuk përfitoni pension të plotë sepse nuk plotësoni moshën dhe keni punuar 14 vjet e 3 muaj në tokë dhe jo 15 vjet sa ç’kërkon ligji i mësipërm. Pra, ju do të merrni pension të plotë pleqërie vetëm 65 vjeç sepse ju bëhen 35 vjet punë të siguruara gjithsej