Fadil Kepi:Përfitimi i pensionit për emigrantët, ekonomistët, libralidhëset, bujqit dhe shoferët

    378
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Kushtet për të përfituar pensione punonjësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme

     Pyetje

    Zonja Liliana Caci nga Italia me anë të telefonit njofton se është e datëlindjes 1.8.1953. Ajo ka 35 vjet punë të siguruar nga të cilat më shumë se gjysma ka punuar ekonomiste në Flotën Tregtare në Durrës dhe vitet e fundit ka bërë sigurime vullnetare. Interesohet për kushtet dhe procedurat që ndiqen për pension të plotë dhe a mund t’i rritet asaj mosha e pensionit që kohët e fundit është trajtuar në media e shkruar në Shqipëri ?

     Përgjigje

    Ju përfitoni pension të plotë në moshën 60 vjeçe sepse keni 35 vjet punë gjithsej të siguruara përfshi dhe periudhën njëvjeçare të pagesës me asistencë dhe sigurimet vullnetare.

    Pyetje

    Jam rreth 50 vjeçe, shkruan Fize Peci nga Tirana, dhe kam punuar e siguruar libralidhëse 29 vjet. Jam e interesuar të di kur e plotësoj moshën për pension të plotë, të pjesshëm dhe të reduktuar dhe për procedurat që duhet të ndjek.

     Përgjigje

    Ju do të dilni në pension të plotë 60 vjeçe nëse do të keni 35 vjet punë të siguruara. Për të bërë sigurime vullnetare për 6 vjet duhen paguar aktualisht 3.952 lekë në muaj, baras me 47.424 lekë në vit.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf