Fadil Kepi:Përfitimi i pensionit për bujqit, ushtarakët, financieret, tornitorët dhe invalidët

    383
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Gjithçka që duhet të dihet për kompensimin e pensionistëve që i studiojnë fëmijët jashtë

     Pyetje

     Zonja Luljeta Kacori nga Tiranë shkruan: jam e datëlindjes 30.8.1953 dhe mbasi mbarova ditën katër vjet fakultetin e pyjeve në ish Institutin e Lartë të Bujqësisë, punova 29 vjet e 3 muaj në profesion. Pyes kur e plotësoj moshën për pension?

     Përgjigje

     Ju do të dilni në pension 60 vjeçe. Me vitet e punës që keni do të merrni 95 për qind të pensionit të plotë i cili llogaritet duke vënë në raport periudhat e punuara e të siguruara që keni (33 vjet e 3 muaj) me 35 që duhen për pension të plotë e barabartë me 95 për qind të pensionit. Nëse bëni sigurime vullnetare para se të plotësoni moshën e mësipërme, duke paguar 3.952 lekë në muaj edhe për 21 muaj që t’ju bëhen 35 vjet punë do të përfitoni pension të plotë.

     Pyetje

     Z. Ilia Xhaxhe nga Tirana shkruan: jam i datëlindjes 26.11.1947 dhe kam punuar i siguruar rreth 40 vjet në ish ndërmarrjen e Mjeteve Mësimore, Qendrën e Grumbullimit të Sportistëve, etj., përfshi dhe kohën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Pyes, kur e plotësoj moshën për të përfituar pension të plotë, cilat janë dokumentet që duhet të përgatis ku duhet t’i dorëzoj dhe afatet.

     Përgjigje

     Ju do të përfitoni pension të plotë nga data 26.11.2012 që keni plotësuar moshën 65 vjeç dhe keni ndërprerë marrëdhëniet financiare me qendrën e punës. Pensioni llogaritet me 75 për qind të pagës mesatare neto mujore të 3 vjetëve rresht në 10 vjetët e fundit të punës të cilën keni të drejtë ta zgjidhni vetë. Aktualisht pensioni maksimal është 23.600 lekë në muaj përfshi dhe kompensimet dhe nuk tatohet.