Fadil Kepi:Përfitimi i pensionit për bujqit, mësuesit, emigrantët, mjekët dhe veterinerët

    376
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Gjithçka që duhet të dihet për të përfituar pensionin e reduktuar dhe të plotë

     Pensioni për ish-kooperativistët

    Vit i plotë pune në ish kooperativat bujqësore për efekte pensioni duke filluar nga 1.1.1972 e në vazhdim, quhet kur keni realizuar 230 ditë pune në një vit kalendarik. Nëse keni marrë tokë sipas ligjit keni të drejtë të bëni sigurime si të vetëpunësuara në bujqësi nëse banoni brenda qarkut ku keni tokën. Mbështetur në vendimin e Qeverisë nr.541, datë 27.7.2011, botuar në fletoren zyrtare 104: “Të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët nuk arrijnë të plotësojnë kushtin minimal të vjetërsisë në punë, për të përfituar pension të pjesshëm, mund të kryejnë pagesa kontributesh pas plotësimit të moshës për pension

    Masa e pensionit për mjekët kirurgë

    pensioni i juaj është llogaritur mbi bazën e pagës neto mesatare mujore që keni marrë 3 vjet rresht nga dita që keni lënë punën në vitin 1995 e më përpara, paga të cilat kanë qenë më të ulëta se pagat që marrin aktualisht mjekët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë. Megjithatë, konformë nenit 62/1 të ligjit të sigurimeve shoqërore ju keni të drejtë të informoheni nga drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore në vendin tonë për masën e pensionit, mënyrën e llogaritjes fillestare dhe rritjet e herëpashershme që i janë bërë pensioneve, kur të vini në Shqipëri, ose të autorizoni ndonjë të afërmin tuaj në vendin tonë duke e pajisur me fotokopjen e librezës tuaj të pensionit dhe të kartës së identitetit ose pasaportës.

    Pensioni për veterinerët

    Për efekte të përfitimit të pensionit, puna e veterinereve me arsim të lartë pavarësisht se ku keni punuar dhe ajo e mësuesve, përfshihen në kategorinë e dytë dhe njësohen, prandaj do të merrni pension të plotë 59 vjeçe e 6 muaj duke filluar nga data 25 maj të vitit 2013, nëse do të keni 35 vjet punë gjithsej përfshi dhe periudhën e studimeve të larta ditën në fakultetin e veterinarisë, dhe nga këto 26 vjet e 3 muaj të keni punuar veterinere dhe mësuese. Para daljes në pension përfitoni lejen e zakonshme për periudhën që keni punuar gjatë vitit 2013 dhe një rrogë mujore shpërblim