Fadil Kepi:Përfitimi i pensionit për bujqit, emigrantët, ushtarakët, minatorët dhe financieret

    424
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Detyrimet financiare të personave që kanë plotësuar moshën e pensionit dhe vazhdojnë të punojnë e të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore

     Raportet mjekësore për minatorët

    Meqenëse keni mbi 10 vjet punë të siguruara, sipas nenit 22 të ligjit të sigurimeve shoqërore, raportet paguhen me 80% të pagës mesatare ditore mbi të cilën janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore në vitin e fundit kalendarik, (të vitit 2012).14 ditët e para të raportit paguhen me fondet e qendrës së qendrës tuaj të punës, ndërsa nga dita e 15 deri në 6 muaj me fondet e sigurimeve shoqërore. Nëse sipas porosive të mjekëve ju do t’i konsumoni 6 muaj raporte mjekre, do të kërkoni nga mjekët e spitalit ushtarak “Fletë Drejtimi për Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësive për Punë”, të cilën do ta paraqitni pranë komisionit në agjencinë e sigurimeve shoqërore Bulqizë

    Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

    Mbështetur në vendimin e Qeverisë nr.551, datë 8.11.1993, pensionistët që punësohen në sektorin privat si mësues, financierë, inxhinierë, farmacistë e bizneset  e tyre, etj., (me përjashtim të bujqve), përfitojnë njëkohësisht pensionin e tyre dhe shtesat përkatëse, edhe rrogën apo të ardhurat nga puna , por janë të detyruar që të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore, dhe kur ta rilënë punën nuk marrin pension shtesë për periudhat e punuara e të siguruara mbi moshë. Pensionistët, të cilët ripunësohen në tokat e tyre në bujqësi, blegtori, pemëtari, etj., përfitojnë pensionin dhe shtesat por nuk paguajnë më kontribute të sigurimeve shoqërore.

    Pensioni për emigrantët

    Sipas nenit 92 të ligjit të sigurimeve shoqërore, ju moshën e pensionit të pleqërisë e plotësoni kur të bëheni 65 vjeç, dhe për pension duhen gjithsej 15 deri 35 vjet punë të siguruara në Shqipëri, pa përfshirë kohën e vazhdimit të shkollës. Meqenëse keni më pak se 15 vjet punë, në moshën e mësipërme ju nuk do të merrni fare pension, prandaj ju sugjeroj që të bëni sigurime vullnetare për periudhën e pa siguruar në Shqipëri nga 1.10.1993 deri në plotësimin e moshës së pensionit që t’ju bëhen të paktën 15 vjet punë të siguruara, që të merrni 43% të pensionit të plotë, i cili llogaritet duke pjesëtuar 15 vjet punë të siguruara me 35 që duhen për pension të plotë