Fadil KEPI/ Trajtimi financiar i kryetarëve të bashkive e komunave mbas zgjedhjeve të 21 qershorit

    418
    Të 61 kryetaret e kryetarët e bashkive që do të shpallen fitues, nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, nga dita që fillojnë nga puna paguhen sipas pagave të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave, që varet nga numri banorëve të bashkisë që do të drejtojnë gjatë mandatit për periudhën 2015-2019. Për periudhën që do të punojnë në këtë funksion, janë të detyruar që përveç kontributeve të zakonshme të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të përcaktuara në ligjin e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 25 mars të këtij viti, do të paguajnë edhe 4 % të shumës bruto të listë pagesave për sigurimet shoqërore suplementare, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8097, datë 21.03.1996, i cili i shtrin efektet e veta nga 01.04.1991. Në ligjin e mësipërm kryetarët e bashkive dhe të minibashkive përfshihen në “grupin e dytë”, germa “a”, pika 9, neni 1 të ligjit të mësipërm. 
    Pas largimit nga funksioni kryetarët e bashkive përfitojnë:
    1- Për ditët që do bëhet dorëzimi i detyrës nga ish kryetari dhe marrja në dorëzim nga kryetari i ri i zgjedhur paguhen të dy kryetarët.
    2- Lejen e zakonshme të pagueshme me pagën që kishte për periudhën e punuar në funksion gjatë vitit 2015, sipas neneve 92-93 të Kodit të Punës
    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
    Sigal