Fadil Kepi: Statusi i Dëshmorit të Atdheut

    496
    Sigal

    Specialisti i problemeve sociale, z. Fadil Kepi sqaron legjislacionin përkatës për përmbajtjen e statusit të dëshmorit të atdheut

    Duke marrë shkas nga pyetjet e drejtuara në emisionin e mëngjesit të televizionit “News 24”, që drejtohet nga moderatori Bashkim Hoxha, për përmbajtjen e statusit të dëshmorit të atdheut bashkëpunëtori dhe specialisti i problemeve sociale, z. Fadil Kepi sqaron legjislacionin përkatës për këtë tematikë.

    “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, që është miratuar me ligjin nr. 8607, datë 27.4.2000 dhe është ndryshuar më vonë me ligjet nr.9243, datë 17.6.2004, e 9650, datë 27.11.2006, të cilat kanë 22 nene, u njihet:

    -Personave të rënë në luftë për liri dhe pavarësi kombëtare para 28 nëntorit në vitit 1912 dhe shtetasve shqiptarë që kanë rënë në luftë për mbrojtjen e integritetit territorial, të lirisë dhe pavarësisë të Shqipërisë para 7 prillit 1939.

    -Shtetasve shqiptarë që kanë marrë pjesë me armë në dorë ose në formë të organizuar në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare (7 prill 1939 deri më 29 nëntor 1944) dhe kanë rënë duke luftuar kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre; që kanë vdekur për shkak të plagëve të marra në luftë ose janë ekzekutuar, ose kanë vdekur nga torturat në burgje e kampe përqendrimi nazifashiste deri më 9 maj 1945.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf