Fadil Kepi: Si trajtohen financiarisht krerët e komunave dhe bashkive, nëse nuk zgjidhen më

    411
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z.Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: Pensioni për bibliotekarët, mësuesit, bukëpjekësit dhe minatorët, edhe sipas ligjit të ri

    Trajtimi financiar për kryetarët e vendorëve

    Mbështetur në Ligjin nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit” i cili është në fuqi, kryetarët e komunave që nuk zgjidhen më në detyrë, nuk përfitojnë pension suplementar, por gjatë periudhës që i dorëzojnë zyrtarisht detyrën (dokumentacionin dhe vlerat materiale monetare që ka në ngarkim), drejtuesit pasardhës paguhen njëkohësisht të dy.

     3 mënyrat për llogaritjen e pensioneve

    1-Për çdo vit të siguruar jepet 1% e bazës së vlerësuar dhe shuma që del mblidhet me pensionin bazë i cili aktualisht është 12.024 lekë në muaj i caktuar nga Këshilli i Ministrave nr.583 datë 17.7.2013. 2-Metoda e dytë, shuma e pensionit nuk mund të jetë më shumë se dy pensione bazë i barabartë me 24.048 lekë në muaj (2 x 12.024 lekë). 3- Me 75% të pagës mesatare neto mujore të 3 vjetëve rresht, në 10 vjetët e fundit të punës (të cilën keni të drejtë ta zgjidhni vetë).

     Ligji i veçantë për minatorët e nëntokës

    Në Reformën e Re të Pensioneve, që parashikohet të hyjë në fuqi nga data 1.1.2015, ende nuk është përcaktuar mosha e daljes në pension e punonjësve të nëntokës, sa vite pune duhen gjithsej dhe sa në nëntokë. Me miratimin e ligjit të veçantë “Për daljen në pension të punonjësve të nëntokës” në vjeshtën e këtij viti, sipas ISSH-së, gazeta “Telegraf” do t’iu informojë përmbajtjen e plotë të ligjit.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf