Fadil Kepi: Si përfitojnë pension emigrantët, të vetëpunësuarit, bujqit dhe naftëtarët

    396
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore z. Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: Cila është baza ligjore për të përfituar pension familjar?

    Pensioni për emigrantët

    Nëse dëshironi të përfitoni pension më të lartë mund të bëni sigurime vullnetare në vendin tonë para plotësimit të moshës së pensionit duke paguar secili 4.110 lekë në muaj ose 49.320 lekë në vit. Për çdo vit të siguruar pensioni shtohet rreth 3%. Vitet e punuara në Greqi, të siguruara, nuk merren parasysh në llogaritjen e pensionit në vendin tonë, por janë të vlefshme për pension sipas legjislacionit të atij vendi. Dokumentet për pension keni të drejtë t’i plotësoni dhe dorëzoni në agjencinë e sigurimeve shoqërore deri 12 muaj para plotësimit të moshës së pensionit.

    Pensioni i invaliditetit

    Vitet që ka marrë pension invaliditeti sipas nenit 58 të ligjit të sigurimeve shoqërore quhen vjetërsi pune për pension. Me 30 vjet punë të siguruara që asaj i bëhen gjithsej, do të përfitoj rreth 86% të pensionit të plotë. Nëse dëshiron të marrë pension më të lartë para se të plotësojë moshën e pensionit ka të drejtë të bëjë sigurime si e vetëpunësuar në bujqësi, meqenëse ka marrë tokë sipas ligjit. Sipas nenit 62 të ligjit të sigurimeve shoqërore, mbas plotësimit të moshës së pensionit, ajo ka të drejtë të vazhdojë të marrë pensionin e plotë të invaliditetit ose pensionin e pleqërisë cila shumë të dalë e lartë dhe nuk është nevoja të bëjë dokumente shtesë.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf