Fadil Kepi: Si përfitojnë pension emigrantët, bujqit, financierët dhe oficerët

    487
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z. Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: Kushtet për të përfituar pension të plotë dhe të reduktuar dhe a njësohen vitet e punuara në emigracion me ato të punuara në Shqipëri?

    Vitet e punuara në emigracion

    Legjislacioni shqiptar i sigurimeve shoqërore i merr në mbrojtje emigrantët kudo që jetojnë e punojnë në shtete të tjera. Pavarësisht nga gjinia, mbështetur në nenin 3 të ligjit të sigurimeve shoqërore për periudhën që janë jashtë vendit dhe kanë nënshtetësi shqiptare ose dynënshtetësi nga mosha 18 vjeç, kanë të drejtë të bëjnë sigurime vullnetare, duke paguar aktualisht 4.110 lekë në muaj, baras me 49.320 lekë në vit. Nëse, kontributet paguhen paradhënie për vitin që vjen, për shembull këtë vit për vitin 2015 dhe vitin e ardhshëm për vitin 2016 e kështu me radhë, shumës vjetore i bëhen ulje 6%, kur paguhen kontributet për 6 muaj, ulja bëhet 3% dhe për 3 muaj 1,5%. Ju përfitoni pension të plotë 60 vjeçe po të keni 35 vjet punë të siguruara

    Pensioni i reduktuar

    Sipas ligjit të sigurimeve shoqërore në fuqi për të përfituar pension të plotë duhen 35 vjet punë të siguruara ndërsa për pension të pjesshëm 15 deri 35 vjet. Meqenëse ju keni punuar vetëm 15 vjet e 5 muaj, përfitoni më 44% të pensionit të plotë pensionit të plotë. Mbështetur në nenet 62/1 dhe 86 të ligjit të ligjit të sigurimeve shoqërore, ju mund të paraqiteni bashkë me librezën e pensionit të drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore Berat dhe të informoheni për mënyrën e llogaritjes së pensionit tuaj. Nëse nuk bindeni keni të drejtë t’i bëni ankesë me shkrim komisionit të ankimit pranë drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore, komisionit të ankimit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Tiranë dhe së fundi gjykatës në Berat.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf