Fadil Kepi: Si përfitohet pensioni për minatorët, gjeologët, mësuesit dhe invalidët

    389
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Z.Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: A kam të drejtë të heq dorë nga pensioni i reduktuar dhe të rifilloj punë deri sa të plotësoj moshën 60 vjeçe për pension të plotë?

     Punonjësit e nëntokës

    Aktualisht punonjësit e nëntokës sipas ligjit nr.10165, datë 15.10.2009, botuar në fletoren zyrtare 150, përfitojnë pension të plotë kur plotësojnë njëkohësisht 3 kushte të cilat janë: mosha 60 vjeç, të kenë 30 vjet punë të siguruara gjithsej nw vwndin tonw dhe nga këto 15 vjet nën tokë. Meqenëse ju nuk i plotësoni këto kushte do të përfitoni pension të plotë në moshën 65 vjeç kur ju bëhen 35 vjet punë të siguruara gjithsej. Mbas daljes në pension, keni të drejtë të vazhdoni punën në biznesin tuaj sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.551, datë 8.11.1993, të merrni njëkohësisht pensionin, shtesat që bëhen dhe të ardhurat nga puna juaj në biznes, por, jeni i detyruar të vazhdoni të paguani detyrimet financiare dhe kontributet e sigurimeve shoqërore njëlloj sikur nuk keni dalë në pension

    Pensioni për invalidët

    Duke i uruar të afërmit tuaj shërim të shpejtë, sqaroj se mbështetur në nenin 38 të ligjit të sigurimeve shoqërore nr.7703, datë 11.5.1993, “kur përfituesi i një pensioni invaliditeti bëhet fizikisht ose psiqikisht i paaftë dhe ka nevojë për një përkujdesje të vazhdueshme të një personi tjetër, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15% të bazës së vlerësueshme”. Ndërsa personit që merr pension invaliditeti të plotë përfiton çdo muaj në komunë ose bashki edhe 3.300 lekë në muaj shtesë mbi pension, barnat mjekësore të rimbursueshme dhe shërbimin shëndetësor falas në qendrën shëndetësore dhe spitalet shtetërore. Sipas nenit 58 të ligjit të mësipërm, periudha e përfitimit të pensionit të invaliditetit për të sëmurin quhet vjetërsi, ndërsa për personin që i shërben jo.

    Pensioni për mësuesit

    Sipas nenit 31/1 të ligjit të sigurimeve shoqërore, pension të reduktuar me dëshirën e tyre përfitojnë femrat në moshën 57vjece dhe meshkujt 62 vjeç ose deri 3 vjet para plotësimit të moshës së pensionit të plotë, kur janë pa punë, të pavetpunësuar dhe nuk janë punëdhënës. Pension të reduktuar nuk kanë të drejtë të përfitojnë personat që kanë marrë tokë sipas ligjit sepse quhen të vetëpunësuar. Ligji i sigurimeve shoqërore dhe Kodi i Punës, nuk pengojnë asnjë pensionist të rifilloj punë. Para disa vitesh një nga Presidentët e nderuar të vendit tonë është zgjedhur nga Parlamenti mbasi kishte dalë në pension. Pavarësisht se mund të ripunësoheni në shkollë shtetërore apo private, do të njoftoni me shkrim agjencinë e sigurimeve shoqërore në Pogradec.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf