Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për ushtarakët, minatorët, bujqit, emigrantët dhe teknologët

    396
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Gjithçka që duhet të dihet për moshat e daljes në pension të aktorëve në Teatrin Kombëtar

    Pensioni për aktorët e Teatrit Kombëtar

    Deri më 30 qershor të këtij viti, aktorët e teatrove dramatike dhe estradave profesioniste, mbështetur në nenin 92 të ligjit të ligjit të sigurimeve shoqërore, kanë përfituar pension të plotë kur kishin punuar të siguruar 35 vjet në vendin tonë, meshkujt në moshën 64 vjeç e 6 muaj dhe femrat 59 vjeçe e 6 muaj. Nga data 1.7.2013 e në vazhdim mosha e daljes në pension u bë 65 vjeç për meshkujt dhe 60 vjeçe për femrat, pavarësisht nga titujt dhe dekoratat që kanë për meritë të punës së tyre. Artistët, të cilët kanë punuar mbi moshën e pensionit dhe mbi 35 vjet punë të siguruara, përfitojnë pension shtesë 4% për çdo vit, 1% në tremujor ose 0,34 % për çdo muaj. Mbas daljes në pension, personat që kanë arritur rezultate të dallueshme në punë kanë të drejtë të kërkojnë pension të posaçëm

    Pensioni për invalidët e punës

    Sipas nenit 62 të ligjit të sigurimeve shoqërore, mbasi të plotësoni moshën për pension të plotë pleqërie, ju keni të drejtë të zgjidhni një pension, të invaliditetit apo të pleqërisë cila shumë të dalë më e lartë. Periudha që ju keni marrë pension invaliditeti sipas nenit 58 të ligjit të sigurimeve shoqërore ju quhen vjetërsi pune për pension pleqërie. Pavarësisht se cilin pension do të zgjidhni, shtesën mbi pensionin si invalide pune, që merrni aktualisht në bashki, do të vazhdoni ta përfitoni përsëri dhe nuk dilni më çdo vit në KMCAP. Sa herë shtohen pensionet e pleqërisë rriten edhe ato të invaliditetit. Me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.583, datë 17.7.2013, pensionet e shtetit të invaliditetit dhe të pleqërisë u rriten 4%.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf