Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për profesorët, emigrantët, ushtarakët, elektricistët dhe bujqit

    354
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Disa pensionistë nga rrethe të ndryshme të vendit duan të dinë se kur i takon kompensimi i energjisë elektrike

    Mbështetur në nenin 63 të Ligjit të Sigurimeve Shoqërore në fuqi të gjitha pagesat që kryejnë sigurimet shoqërore si: pensionet e pleqërisë, invaliditetit, familjare, të posaçme, pagesat e raporteve mjekësore të lejeve të lindjes, kompensimet e ndryshme, mbi pensione, shtesat për periudhat që kanë punuar në dikastere nga data 1 prill 1991 e në vazhdim sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit” dhe ligjit 10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave, dhe të gjithë institucioneve të tjera kërkimore publike” nuk tatohen. Përveç pensioneve të mësipërme, personat që japin mësim, përfitojnë përveç pensioneve edhe pagesat e honorarëve, të cilat tatohen vetëm 10 për qind pavarësisht nga shuma, por për honorarët nuk paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore…

    Shkrimin e plotë mund ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print