Fadil Kepi: Përfitimi i pensionit për postierët, invalidët, mjekët, mësuesit dhe punonjëset e bibliotekave

    416
    Sigal

    Specialisti Fadil Kepi sqaron lexuesit e gazetës “Telegraf”: Dokumentet që duhen për të marrë pension në Shqipëri emigrantët shqiptarë

    Për efekt pensioni periudha që keni vazhduar studimet e larta ditën ju quhen vite pune, duke barazuar 1 vit shkollor me 1 vit punë e dokumentuar me kopjen e diplomës së noterizuar. Për të përfituar pension në vendin tonë duhet të plotësoni dy kushte, të cilat janë: mosha 60 vjeçe dhe 15-35 vjet punë të siguruara. Me 15 vjet punë do të merrni pension të pjesshëm në masën 43% të pensionit të plotë, i cili llogaritet duke pjesëtuar 15 me 35 që duhen për pension të plotë. Aktualisht ju keni 14 vjet punë (5 vjet fakulteti plus 9 vjet punë) prandaj më kaq vite pune në moshën 60 vjeçe nuk merrni fare pension. Për të shtuar vitet e punës për sa kohë mbani nënshtetësi shqiptare keni të drejtë të bëni sigurime vullnetare nga viti ’94 që keni shkuar në Itali deri një ditë para moshës 60 vjeçe, duke paguar 47.424 lekë në vit. Nëse shumën e mësipërme e paguani paradhënie për vitin e ardhshëm bëhet ulje 6%. Para se të paguani kontributet vullnetare duhet të paraqiteni në Agjencinë e Sigurimeve Shkodër për të bërë kontratën përkatëse. Dokumentet për pension janë: libreza e punës, fotokopje e kartës së identitetit, e diplomës së shkollës së lartë e noterizuar, certifikatë e gjendjes familjare dhe martesës. Dokumentet e mësipërme mund t’i  dorëzoni në Agjencinë e Sigurime Shoqërore në Shkodër deri në 12 muaj para moshës së pensionit. Për vitet e punës së punoni e siguruar në Firence do të përfitoni pension sipas legjilacionit italian…

    Shkrimin e plotë do ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print