Fadil Kepi/Përfitimi i pensionit për policinë, mësuesit, inxhinierët mekanikë, emigrantët dhe shoferët

    403
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, Fadil Kepi, sqaron për lexuesit e “Telegraf”: Gjithçka që duhet të dihet për përfitimin e pensionit familjar

     Pyetje

     Z. Solli Sema nga Lushnja shkruan: jam i datëlindjes 16.7.1948 dhe kam punuar mbi 40 vjet, nga të cilat 20 vjet në ish SMT, dhe 22 vjetët e fundit mësues. Familjarisht nga data 18.8.1951 deri më 30.9.1991 kemi qenë të internuar. Pyes, kur e plotësoj moshën për pension dhe a quhet koha e internimit vjetërsi pune për pension?

     Përgjigje

     Ju do të merrni pension të plotë në moshën 65 vjeç. Pension të plotë 64 vjeç e 6 muaj si mësues nuk përfitoni sepse nuk keni 26 vjet e 3 muaj punë në arsim. Mbështetur në Udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr.2, datë 4.1.1992, “Për zbatimin e ligjit nr.7514, datë 30.9.1991, për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, koha e internimit dhe të dëbimit për motive politike ju njihet vjetërsi pune nga mosha 15 vjeç”.

    Pyetje

     Zonja Afërdita nga Berati shkruan: jam 59 vjeçe. Mbasi mbarova Universitetin e Tiranës kam punuar në 18 vjet inxhiniere mekanike. Prej 10 vjetësh, banoj familjarisht në Gjermani dhe jam në marrëdhënie pune. Pyes, kur e plotësoj moshën për pension në Shqipëri dhe cilat janë procedurat që duhet të ndjek?

     Përgjigje

     Vite pune për pension sipas nenit 91 të ligjit të sigurimeve shoqërore quhen edhe vitet e vazhdimit të shkollës së lartë ditën e vërtetuar me kopjen e diplomës së noterizuar. Pra deri tani ju keni 22 vjet punë për pension (4 plus 18).

    për më tepër lexoni Gazetën “Telegraf”